Flash

FSHF kërkon të bëjë shembuj: dënohet agresioni ndaj fotografit në Partizani-Flamurtari

Lapsi.al 24 February 2019
FSHF kërkon të bëjë shembuj: dënohet agresioni ndaj

Ngjarja e shëmtuar në Partizani-Flamurtari, ku tifozët kryeqytetas sulmuan fotografin e skuadrës vlonjate, vetëm sepse festoi në golin e barazimit provizor të andi Ribajt në fundin e pjesës së parë, ka sjellë edhe reagimin e Federatës Shqiptare e Futbollit. Intitucioni që drejton futbollin në vend ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të klubit Flamurtari, duke e konsideruar një ngjarje që nuk ka aspak lidhje me futbollin dhe frymën “Fair Play” që duhet të përcjellin të gjithë.

Pikërisht në prag të derbit kryeqytetas, ku edhe dihet ndjeshmëria që ka në kryeqytet kjo ndeshje, FSHF i ka bërë thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Në pamjet filmike është parë qartë se si tifozët e Partizanit kanë kaluar rrethimin e fushës, duke kryer një aggression të vërtetë ndaj fotografit, që është munduar të mbrohet, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur lojtarët e të kuqve Trashi e portieri Hoxha. Në këtë këndvështrim, Federata ka insistuar, duke bërë thirrje ndaj organeve ligjzbatuese, që të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike.

Në komunikatën për shtyp të FSHF është bërë e ditur se zyrtari i Klubit Flamurtari ka dorëzuar kallzim penal mbi ngjarjen, ndërsa institucioni që drejton futbollin është në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse dhe klubet për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, që dëmton dhe cënon imazhin e futbollit shqiptar.

DEKLARATË PËR SHTYP E FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dënon me ashpërsi dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të klubit Flamurtari gjatë ndeshjes Partizani – Flamurtari të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një ngjarje e tillë nuk ka aspak lidhje me lojën e futbollit dhe frymën “Fair Play” që duhet të përcjellin të gjithë. I bëjmë thirrje klubeve që të punojnë sa më shumë me tifozeritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë që të vendosin përpara ligjit agresorët të cilët janë evidentuar nga pamjet filmike. FSHF dhe zyrtari i Klubit Flamurtari kanë dorëzuar kallzimin penal, tani është koha që Policia të veprojë. Situata dhe ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më në stadiumet shqiptare.

FSHF do të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet përkatëse të rendit dhe me klubet për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij problemi, që dëmton dhe cënon imazhin e futbollit shqiptar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI