Flash

Icardi mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Inter: mendohet ndërhyrja kirurgjike

Lapsi.al 24 February 2019
Icardi mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Inter: mendohet

Mauro Icardi, larg fushave të lojës që nga 14 shkurti për shkak të problemeve në gju, të shfaqura pas vendimit të Inter për ti dhënë shiritin e kapitenit Handanovic, mund ta keta luajtur tashmë ndeshjen e fundit me fanellën zikaltër. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, në fakt, sulmuesi argjentinas kërkon ti japë fund dhimbjeve në gju, që e shoqërojnë nga fillimi i vitit e po vlerëson një zgjidhje përfundimtare, e frikshme për Inter, duke qenë se flitet për një operacion pastrues i artikulacioneve, që do ti jepte fund para kohe sezonit të tij e ndoshta edhe eksperiencës në Milano.

Sulmuesi argjentinas nuk u nis për Firenze me shokët e tij, nuk do të jetë as të premten e ardhshme në Cagliari e madje as në 7 mars në Frankfurt kundër Eintracht për ndeshjen e vajtjes së 1/8 të finaleve të Europa League. Pikërisht në atë datë mbyllet edhe puna individuale e nisur pas refuzimit të Icardit për të udhëtuar drejt Vienës.

E përditshmja romane madje është zbilancuar në shkrim mbi qëllimin e ish-kapitenit: "Në këtë moment, është e fortë ndjesia se nuk dëshiron më të luajë me Inter", por Gazzetta dello Sport flet për një tjetër kontroll mjekësor për argjentinasin në fillim të javës, me shumë mundësi të hënën, për të vendosur strategjinë për të ndjekur. Ndërhyrja kirurgjike është një hipotezë që do ta largonte edhe më shumë Icardi nga Inter.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI