Flash

Video/ Juventus e Napoli, dueli që zhvillohet 13 pikë larg: Allegri pastron skoriet e Madrid, Hysaj asist spektakolar

Lapsi.al 24 February 2019
Video/ Juventus e Napoli, dueli që zhvillohet 13 pikë larg: Allegri

Juventus kthehet tek fitorja në kampionat, aty ku në fakt, këtë sezon nuk ka patur kurrë probleme dhe e bën me njeriun më të kritikuar të disfatës së Madrid kundër Atletico, Paolo Dybala. Argjentinasi futet dhe shënon golin deciziv të ndeshjes, duke i dhënë një qetësi morali bardhezinjve, që kampionatin e kanë të hipotekuar praktikisht, por kishin nevojë të kuronin plagët e Champions.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ol/Ol1e.mp4

Nuk mund të jetë i kënaqur Massimiliano Allegri për një prezantim jo në lartësinë e duhur, të paktën për një skuadër që duhet të dërrmojë me dy gola e lart Atletico Madrid, por tekniku e merr pozitivisht. "Fituam tre pikë të rëndësishme, sepse mund të shkojmë të luajmë ndeshjen me Napolin me të njëjtën distancë - shpjegoi ai -. Eshtë normale që të kishte ndonjë skorie pas asaj që ndodhi në Champions. Kam nevojë të përmirësoj formën e disa lojtarëve, në 12 mars duhet të jemi në maksimum".

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/re/remv.mp4

E ndërkohë, Napoli zbavitet duke konsoliduar vendin e dytë, e me dëshirën për ti prishur statistikën me zero humbje në kampionat Juventus. Poker ndaj Parmës në Tardini është një sinjal i qartë se skuadra e Ancelotti di të luajë futboll, të shënojë e fitojë. Provë fantastike e Elseid Hysaj, që kthehet titullar e jep një asist spektakolar për golin e Zielisnkit. Mbrojtësi i kombëtares thërret për më shumë minuta dhe Ancelotti e di mirë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ol/Ol3e.mp4

Vazhdon të shënojë me rregullsi Milik, dy gola për polakun, përpara se Ounas të mbyllë llogaritë me pokerin që fundosi Parmën. 56 pikë për napoletanët, që ndjekin 13 pikë larg bardhezinjtë kryesues (shumë për të shpresuar përmbysjen ndaj një skuadre pa humbje në 25 javë), ndërkohë që kanë siguruar të mbajë larg Inter.

Italy - Serie A

Sampdoria 1 - 0 Cagliari

Chievo 0 - 0 Genoa

Bologna 0 - 1 Juventus

Sassuolo 1 - 1 SPAL

Parma 0 - 4 Napoli

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI