Flash

Analizë angleze: Revolta e Kepa tregon fundin e Sarri tek Chelsea

Lapsi.al 25 February 2019
Analizë angleze: Revolta e Kepa tregon fundin e Sarri tek Chelsea

Chelsea është dorëzuar vetëm me penallti kundër Manchester City në finale të Carabao Cup, por vëmendjen kryesore të shtypit anglez e ka marrë refuzimi i portierit të Blues, Kepa, për të dalë nga fusha përpara llotarisë finale, duke i lënë vendin Caballero. Një episod që e tërboi teknikun Maurizio Sarri, reagimi i të cilit në pankinë bëri xhiron e botës. Ish-tekniku i Napoli, pankina e të cilit është e lëkundur pas rezultateve zhgënjyese, në fund të ndeshjes provoi të minimizonte atë që ndodhi ("Mendova që Kepa ishte dëmtuar, ai e kuptoi që doja ta zëvendësoja për një problem fizik e tha se nuk kishte. E kishte të drejtë. Ishte një keqkuptim"), por ngjarja me portierin e tij mund të jetë një sinjal i qartë se skuadra nuk e ndjek më.

Shpjegimet e Sarri e ndjesa në Twitter e Kepa ("Në asnjë moment nuk ishte qëllimi im të mos i bindesha trajnerit e asnjë prej vendimeve të tij") nuk e ka bindur shtypin britanik, sipas të cilit trajneri italian i ka ditët të numëruara. "Kryengritja e Kepa është treguesi se anija e Sarri tek Chelsea po fundoset" shkruan The Guardian, ndërsa Times titullon "Kryengritja finale" duke shpjeguar: “Kepa vendos në siklet klubin e Sarri”. "Anarki tek Chelsea" është titulli i The Guardian, ndërsa për Mirror gjesti i Kepa është "Revoltues" e "duhet të shkarkohet nga Chelsea pasi injoroi Maurizio Sarri”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI