Flash

E quajnë golfist, nuk shkon në darka me shokët dhe refuzoi të festonte: Bale është i vetëm tek Real

Lapsi.al 25 February 2019
E quajnë golfist, nuk shkon në darka me shokët dhe refuzoi

"E rëndësishme është të shënojë, pastaj të festojë si të dojë". Tekniku argjentinas i Real Madrid, Santiago Solari, ka provuar të shuajë që në start polemikat e lindura nga mungesa e festimit për golin vendimtar të 2-1 nga ana e Gareth Bale. Uellsiani në të 23’ e pjesës së dytë realizoi penalltinë e fitores me Levante, në Ciudad de Valencia. Por, sapo shoku i tij Lucas Vazquez iu afrua për të festuar, Bale e largoi, duke marrë edhe irritimin e spanjollit, pa përmendur këtu që uellsiani refuzoi edhe ti jepte dorën shokëve që donin ta përgëzonin. Vetëm miku Luca Modric arriti ti flasë në fushë, duke i kërkuar shpjegime e duke e bërë të buzqeshë lehtë.

Fjalët e Santiago Solarit nuk mund të fshehin realitetin e fakteve: pas cështjes Isco, është edhe një Bale. Uellsiani nuk e ka nisur ndeshjen si titullar në 3 ndeshjet e fundit në Liga: janë preferuar pikërisht Lucas Vazquez e Asenio ose braziliani adoleshent Vinicius. E Bale e ndjen se argjentiansi mund ta lërë edhe jashtë dy Clasicos të ardhshme (kthimi i Kupës së Mbretit e atë në Liga) e në ndeshjen e Champions kundër Ajax.

Në Madrid që në 2013, Bale nuk është se është lidhur fort me ambjentin. Pak javë më parë, Marcelo e tallte duke thënë se Gareth nuk kishte mësuar akoma tre fjalë spanjisht. Shokët e thërrasin golfist, për pasionin e tij për veshjet “chic”, ndërsa portieri belga Courtois ka treguar se uellsiani zakonisht nuk shkon në darkat me shokët sepse “në atë orë është në shtrat”. Me pak fjalë, Bale ndihet i tradhëtuar nga të tijtë. Nuk është rastësi fraza “nëse do të ishte dikush tjetër që do të shënonte me rovjeshatë në finalen e fundit të Champions …”.

“Enfado “ e “cabreo” e kanë përcaktuar reagimin e Bale në shtypin iberik, jo shumë miqësor me uellsianin. Inat e tërbim, por nuk janë këto armët me të cilat uellsiani i kristaltë (duke parë dëmtimet e shumta në karrierë) do të arrijë të bindë Solari. Tekniku ka treguar me Isco se di të rezistojë. Edhe me koston e zhvlerësimit të një pasurie të klubit: Bale ka kushtuar më shumë se 100 milionë euro e vlen ende rreth 70 e 80.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI