Flash

Fustani i Lady Gaga në Oscar i njëjtë me atë të Almeda Abazit

Lapsi.al 25 February 2019
Fustani i Lady Gaga në Oscar i njëjtë me atë të Almeda

Ceremonia e mbrëmshme ‘Oscar’ solli shumë yje para aparatëve fotografikë me veshje të ndryshme,disa duke suprizuar e disa duke zhgënjyer. Një ndër protagonistet e mbrëmjes ishte pikërisht Lady Gaga e cila ka fituar çmimin e saj të parë Oscar për “Këngën më të mirë origjinale”.

Lady Gaga ka fituar çmimin e saj të parë Oscars për “Këngën më të mirë origjinale”. Gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, aktorja me famë botërore, Lady Gaga, kishte veshur një fustan të zi në formë busti, me doreza të gjata dhe flokët e mbledhur mbi kokë, pamje të cilën me siguri do të kujtoheni t’a keni parë dikur tjetër.

Në fakt, të njëjtën veshje si Gaga, aktorja Almeda Abazi e ka veshur para saj gjatë njërës prej puntatave të “Dancing with the stars” në Shqipëri.

Almeda ka publikuar në Instastoryn e saj fotot e bashkuara të aktoreve, si edhe personazhin ku ajo është frymëzuar për këtë veshje. Bëhet fjalë për aktoren britanike Audrey Hepburn, e cila doli me këtë veshje në vitin 1961.

“Unë s’do ta kisha bërë këtë Gaga e dashur. Ideja ime”, shkruan Almeda krahas postimit të saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI