Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Ingrid Oliveira pas skandalit hot: "Në Olimpiadë e bënin të gjithë"

Lapsi.al 26 February 2019
Ingrid Oliveira pas skandalit hot: "Në Olimpiadë e bënin

Ingrid Oliveira, 22 vjecarja braziliane që në palmares ka një medalje argjendi në hedhje të sinkronizuar (trampolinë nga 3 metra) në Lojërat Panamerican të Toronto 2015, ka arritur një popullaritet të padëshiruar e disi të sikletshëm gjatë Olimpiadës së Rios në 2016. Faktet, deri tani të panjohura, janë këto: gjatë periudhës olimpike, Ingrid ka përzënë në mes të natës shoqen e dhomës Giovanna Pedroso për ti lejuar vetes një natë hot me kanoaistin Pedro Gonçalves. Rezultati: Pedroso është ofenduar dhe e ka denoncuar episodin në komisionin teknik federale e Ingrid u përjashtua nga fshati olimpik, e më pas u sulmua nga shtypi vendas me përcaktimin “vajza që bëri kërcimin me shkop”.

Tani Ingrid vendosi të tregojë versionin e saj të fakteve, ndërsa stërvitet dhe shpreson të fitojë një medalje në Olimpiadën e Tokyo. “U bombardova nga gjithë bota. Më vunë përfund. Më dërguan edhe material pornografik dhe më bën propozime nga më të ndryshmet për seks. Humba punët që mund të bëja. Historitë me mua u shpikën dhe u shpërndanë nga mijëra persona. E gjitha kjo vetëm sepse jam një grua që bëri seks dhe dikush e mori vesh. Njerëzit nuk e dinë, por në Olimpiadë e gjitha kjo është normale. Kush jeton në fshatin olimpik mund të shohë sa prezervativë i shpërndahen atletëve. Por ndoshta njerëzit mendojnë se ia japin të bëjnë tullumbace”.

Asnjë problem për të pranuar se atë natë ndodhi ajo që të gjithë mendojnë. “E vetmja e vërtetë është se mora Pedron në dhomën time. Por nuk ishte para garës sime, madje as atij. Ishte një mbrëmje e cfarëdoshme. Nuk e kaloi as gjithë natën me mua dhe nuk përzura askënd nga dhoma”.

Momenti më i keq u përjetua kur Ingrid kuptoi se Giovanna kishte treguar gjithcka në komisionin teknik. “Qava gjithë ditën, edhe gjatë stërvitjes. Nuk arrija të bëja asgjë”. Tani historia është e shkuar, ndoshta dikush mund të ketë dëshirë të bëjë ndonjë batutë, por vetëm 22 vjec Ingrid mendon për të ardhmen, mendon për Tokyo si një shenjë hakmarrje kundër gjithcka e gjithëkujt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI