Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Mourinho zbulon të ardhmen: "Klubi im i ardhshëm duhet të jetë si Inter i Tripletës..."

Lapsi.al 26 February 2019
Mourinho zbulon të ardhmen: "Klubi im i ardhshëm duhet të

E ardhmja e José Mourinho sipas... Mourinho. Është vetë Special One që përckton identikitin e vendit të tij të ardhshëm të punës, pas trazirave tek United e pushimit aktual. Në përgjithësi bëhet fjalë për një klub ku mund të punojë në dakordësi të plotë me të gjithë; në vecanti një klub si ishte Inter 2008-2010, ai i dy titujve kampion dhe Tripletës, me Moratti e ata kampionë në skuadër. Mund të jetë dëshirë vërtetë, por edhe një e dhënë merkato...

Mou dëshiron që klubi i ardhshëm të ketë "empati të brendshme" e jo "konflikte të brendshme". Portugezi e ka shpjeguar në një intervistë për 'Telegraph'. Tekniku ka qartësuar se paratë nuk janë prioritet dhe ka pranuar se ka refuzuar një ofertë faraonike nga një klub që nuk do ti bëjë të ditur emrin sepse “dua një futboll të nivelit të lartë e ambicje maksimale".

"Dua të punoj - tha ai - në një klub të strukturuar, ku trajneri të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj strukture, por jo vetë struktura. Dua të punoj me njerëzit që dua. Me të cilët të ndihem mirë në punë, me t cilët ndaj të njëjtat ide. Ishte ajo që kisha tek Inter", theksoi 'Special One'.

Mourinho ka shpjeguar se është një fitimtar i lindur, por të qendrosh 18 muaj pa ngritur një trofe i ka mësuar disa gjëra. "Njerëzit thonë se mësohet nga humbja. Ndoshta ka të vërtetë në këtë thënie: ndjej se habitati im natyral është fitorja. Kjo është hera e parë që nuk fitoj asnjë trofe prej 18 muajsh. Disa nuk fitojnë trofe prej 18 vjetësh...".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI