Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

El Clasico/ Real kërkon trofeun e dytë të Kupës së Mbretit që nga 1993: Barcelona kërkon rekordin e pesë kupave radhazi

Lapsi.al 27 February 2019
El Clasico/ Real kërkon trofeun e dytë të Kupës së

Real Madrid pret Barcelonën në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, sonte në orën 21, në një sfidë në Santiago Bernabeu që mban pezull frymën e gjithë planetit. Nuk është në lojës vetëm një kualifikim, krejt i hapur pas 1-1 të fiksuar në ndeshjen e parë, por është Real-Barcelona: pa Cristiano ronaldon, por me Lionel Messi.

Real i shkaktoi Barcelonës shumë problem në ndeshjen e vajtjes me Lucas Vazquez që hapi serinë e golave, përpara se Malcom të vendoste barazinë. Sidoqoftë, forma e tyre në La Liga ka rënë me humbjen 2-1 të marrë në shtëpi nga Girona dhe një fitore me polemika në fund të ndeshjes me Levante të dielën. Merengues kërkojnë të fitojë kompeticionin për herë të dytë që nga 1993.

Ndërkohë, Barca e ka ngritur trofeun në të katër fushatat e fundit radhazi, por për ta bërë këtë duhet të fitojë, ose barazojë me më shumë se dy gola në shtëpinë e rivalëve të mëdhenj. Ernesto Valverde shkon në Bernabeu me besimin e një fitore 4-2 kundër Sevillas dhe tregolëshit të 50 të Lionel Messi, por nga ana tjetër është vetëm fitorja e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Kjo përplasje do të jetë e 100 në pankinën e Barcas për teknikun.

Në Madrid cështja kryesore është Gareth Bale, që ka shfaqur qartë pakënaqësinë e tij në klub, duke e vënë në dyshim tashmë tekniku Solari, nëse mund ti besojë uellsianit nga minuta e parë. Sergio Ramos është i sigurtë që do të kthehet titullar, pas mungesës në Levante për shkak pezullimi. Në kampin tjetër Isco është i padisponueshëm dhe Marcos Llorente vuan ende dëmtimin. Barcelona nuk do të ketë gjithashtu Arthur Melo, por Samuel Umtiti kandidon për një vend titullari, pasi u kthye kundër Sevilla të dielën, pas 3 muajsh dëmtim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI