Flash

Klohe tregon përjetimin e tradhëtisë

Lapsi.al 27 February 2019
Klohe tregon përjetimin e tradhëtisë

Tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, me miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, ka shkaktuar reagime të shumta.

Jo vetëm fansat, por edhe personazhet e njohur, menjëherë pas publikimit të skandalit dolën në mbrojtje të Khloe. Vetë ylli i ‘Keeping Up With the Kardashians’ qëndroi në heshtje, derisa vendosi të reagonte ditën e sotme. Me anë të një statusi në ‘Twitter’ ajo ka falenderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë dhe që i kanë dhuruar dashuri gjatë këtyre ditëve. “Përshëndetje të dashur, doja t’ju thoja se ju vlerësoj shumë! Kam lexuar fjalët tuaja të mira dhe me të vërtetë ato janë një bekim për mua. Ju dua! Faleminderit! Do të rikthehem kur të jem në humor për të biseduar me të gjithë ju. Deri atëherë kujtoni që të jeni gjithmonë të sjellshëm me njëri-tjetrin”, – ka shkruar Khloe. Gjithashtu ajo ka pëlqyer edhe statuset e personave të ndryshëm, që i jepnin mbështetje dhe i tregonin se çfarë duhet të bëjë pas tradhëtisë. Kjo nuk është hera e parë që Tristan Thompson vendoset në qendër të mediave për një skandal të tillë, sepse pak ditë para lindjes së True ai u kap duke tradhtuar Khloe me disa vajza.

Të këshilluara

Kjo është e dashura e re e Lewis Hamilton

Modelja Cindy Kimberly është bërë e njohur pasi Justin Bieber publikoi një foto të sajën në “Instagram” në vitin 2015. Së fundmi, përflitet se ajo është në lidh...

13:02

Robin Thicke baba për të tretën herë

Robin Thicke dhe partnerja e tij April Love Geary pritën fëmijën e tyre të dytë bashkë. Këngëtari 41-vjeçar e ndau lajmin e gëzuar të martën në Instagram, duke ...

10:28

Elvana Gjata gati për klipin e ri (FOTO)

Ndërsa dje publikoi një foto me hashtagun “Sa shumë të paskam dasht”, sot fillimisht këngëtarja tregoi një video 7 sekondash në Insta Story, që duket se është s...

18:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI