Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Szczesny tallet keq me legjendën e Romës: "Pinsoglio si Totti, kanë fituar të njëjtin numër kampionatesh..."

Lapsi.al 27 February 2019
Szczesny tallet keq me legjendën e Romës: "Pinsoglio si Totti,

Numrat mund të jenë të mirë për të apasionuarit pas statistikave, por jo gjithnjë korrespondojnë me vlerën reale të një futbollisti ose më impaktin që ka patur në skuadër. Por kjo nuk e ka penguar Szczesny që të bëjë ironi, në një batutë për polakët e Foot Truck, me portierin e Juventus që krahason në një farë mënyre ish-kapitenin historik të Romës, Francesco Totti, me Pinsoglio, portieri i tretë aktual bardhezi: "Pinsoglio është një djalë i mirë - thotë Szczesny -, përmirëson atmosferën e dhomave të zhveshjes. Ka luajtur 22 minuta vitin e kaluar dhe tani e ngacmoj duke i thënë se ka fituar të njëjtin numër kampionatesh si Totti".

Një frazë e thënë me shaka, edhe sepse Szczesny - gjithnjë vecanërisht ironik - ka luajtur me ish-kapitenin verdheblu kur ishte te Roma. Riferimi i portierit është për kampionatin e fituar nga Pinsoglio vitin e kaluar me: një titull që e barazon me atë që fitoi Totti në 2000/2001.

Intervista vazhdon me Top 11 e përzgjedhur nga Szczesny, në të cilat janë marrë në konsideratë vetëm shokët e skuadrave që ka patur në karrierë nga polaku. Një 4-3-3 i formuar kështu: Buffon; Piszczek, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Nainggolan, Cazorla; Cristiano Ronaldo, Leëandoëski, Henry. Rezerva: Alisson, Glik, Cancelo, De Rossi, Salah. Nga Totti, nuk ka gjurmë as te rezervat, kështu që edhe me aq shaka Szczesny nuk duket ta ketë thënë...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI