Flash

'A Star is Born' do të rikthehet në kinema

Lapsi.al 28 February 2019
'A Star is Born' do të rikthehet në kinema

Pas 8 nominimeve dhe fitoren e “Oscar”-it nga Lady Gaga për këngën “Shallow’, “Warner Bros” do të publikojë në kinema një tjetër version të “A Star Is Born”.

Edicioni special i filmit do të projektohet nëpër sallat amerikane më 1 mars dhe do të përfshijë 12 minuta shtesë, që nuk ishin tek i pari, ku përfshihet performanca e zgjatur e këngëve “Black Eyes”, “Alibi” dhe versioni a cappella i “Shallow”.

Gjithashtu, filmi do të ketë dhe skena të reja të protagonistëve Ally e Jackson, një performancë e “Is That Alright?”, sekuenca nga martesa, një performancë e Jackson të “Too Far Gone”, si dhe një këngë të re të padëgjuar më parë, “Clover”, shoqëruar me skenën kur çifti përpiqet ta shkruajë.

Me një buxhet prej 36 milionë dollarësh, “A Star Is Born” u shndërrua në një hit botëror, me një arkëtim prej 425.4 milionë dollarësh.

Të këshilluara

Fifi: Më falni që nuk bëj si diva (FOTO)

Ditën e sotme, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram që pjesë nga dita e saj ku po udhëton me autobus, dhe këtë e ka shoqëron me një shkrim: “Nuk kam pasur ku...

15:22

Albi Nako tregon arsyen e largimit në Itali

Albi Nako ka zbuluar së fundmi se është transferuar në Itali, në televizionin e njohur Rai. Së fundmi Albi ka folur për “Class” duke zbuluar diçka më shumë për...

14:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI