Flash

Champions/ Kartoni i verdhë i sforcuar: Uefa dënon Sergio Ramos

Lapsi.al 28 February 2019
Champions/ Kartoni i verdhë i sforcuar: Uefa dënon Sergio Ramos

Dy ndeshje pezullim për rrëfimin e Sergio Ramos, se e mori me qëllim kartonin e verdhë. Në fakt, mbrojtësi i Real Madrid e kishte pranuar vetë, në një intervistë pas ndeshjes. Ai karton i verdhë, për tërheqjen dhe rrëzimin e Dolberg në fund të Ajax Real-Madrid (ndeshje e përfunduar 2-1) për 1/8 e finaleve të Champions u kërkua nga kapiteni i merengues për të hequr qafe, me një ndeshje të lehtë, kthimin në Bernabeu me Ajax, rrezikun e skualifikimit për cerekfinale.

"E vërteta është se do të gënjeja nëse do thosha të kundërtën" tha spanjolli në fund të takimit. Ramos tentoi ta sistemonte deklaratën më pas, por nuk mjaftoi. E si ishte e parashikueshme, erdhi grushti i fortë nga Uefa që vendosi ta dënojë, në përfundim të hetimit disiplinor që kishte nisur për këtë cështje.

Mbrojtësi i Real Madrid do të mungojë kështu, përvec ndeshje së kthimit të 1/8 të finaleve të Champions kundër Ajax, edhe në ndeshjen e vajtjes në çerekfinale, në rast se blancos duhet ta kalojnë raundin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI