Flash

Dëshpërohet në Clasico, i vjedhin edhe shtëpinë: më keq se kaq Benzema...

Lapsi.al 28 February 2019
Dëshpërohet në Clasico, i vjedhin edhe shtëpinë:

Nuk ishte mbrëmja e duhur për Karim Benzema ajo e El Clasico. Sulmuesi i Real Madrid, përvec se humbi me Barcelonën në gjysëmfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, e ka gjetur shtëpinë të grabitur pikërisht gjatë ndeshjes. Hajdutët kanë përfituar nga rasti për tu futur në shtëpinë e Benzema e për momentin nuk dihet vlera e asaj që i është marrë sulmuesit francez. Lajmin e ka bërë të ditur emitenti spanjoll El Chiringuito.

Grabitja e shtëpisë së futbollistëve, ndërsa luajnë një ndeshje futbolli, ka nisur të bëhet një mënyrë "të punuari" në Spanjë. Rasti i fundit ishte ai i Kevin Prince Boateng, grabitur në shtëpi ndërsa luante një ndeshje të kampionatit kundër Valladolid.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI