Flash

Edhe pas 80-vitesh, ‘Gone with the wind’ ende film i rekordeve

Lapsi.al 28 February 2019
Edhe pas 80-vitesh, ‘Gone with the wind’ ende film i rekordeve

“Gone with the wind” u projektua për herë të parë më 15 dhjetor 1939, në “Loew’s Grand Theater”, në Atlanta, Georgia, një qytet në jug të SHBA-së, me rreth 300 mijë banorë, të cilët mbushën plot sallat. Autoritetet lokale organizuan tre ditë festë përpara daljes në kinema.

Tani, 80 vjet më pas, mbetet ende një film rekordesh, për shumë arsye. Sipas ekspertëve, filmi është ende më i shikuari në histori, duke marrë parasysh inflacionin, si dhe koston e biletave dhe të jetesës.

Fillimisht roli i protagonistit kryesor i ishte propozuar Gary Cooper, por ai e refuzoi duke thënë se “Bashkë me erën” do të bëhej dështimi më i madh në historinë e kinemasë. Ndërsa Vivien Leigh është zgjedhur mes 1400 aktorëve të paraqitura në audicion për rolin.

Hattie McDanuiel, simpatikja Mamy, ishte e para afro-amerikane që ka fituar një “Oscar”. Por, aktorja nuk mori dot pjesë në premierën e filmit, në vitin 1939, për shkak të ligjeve në fuqi në ato vite në Georgia.

Fillimisht për regjinë u zgjodh George Cukor, por u zëvendësua rrugës nga Victor Fleming. Qarkulluan zëra se kjo ndodhi pasi ishte homoseksual.

Të këshilluara

Princ Harry zbulon gjininë e bebit

Shtatzënia e Meghan Markle është tema e ditës kudo të Britaninë e Madhe dhe njerëzit madje kanë filluar të vënë dhe baste për gjininë e bebushit mbretëror. N...

09:43

Vin Diesel vjen me “Fast 9”

Vin Diesel sjell një lajm të mirë rreth kapitullit të nëntë të sagës “Fast & Furious”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, aktori i famshëm njoftoi...

19:25

Pamjet e para të 'Detektivi Pikachu' (VIDEO)

Detective Pikachu”, aventura simpatike e ambientuar në boten e Pokémon, do të vijë në ekranin e madh në muajin maj të vitit 2019. Në pritje të premierës, “Wa...

17:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI