Flash

Eurodeputetët fshikullojnë opozitën. Pesë pikat

Lapsi.al 28 February 2019
Eurodeputetët fshikullojnë opozitën. Pesë pikat

Ashtu sikurse ishte parashikuar delegacioni i parlamentit Europian i dha një goditje të fortë qëndrimeve të opozitës për të braktisur parlamentin dhe për të kërkuar një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të reja. Madje me gojën e një miku të hershëm të socialistëve ata nuk kursyen as ironitë për statusin martesor të Monika kryemadhit dhe për kursimet në buxhet të pagave të deputetëve që ikën.

Në fakt po të krahasohet qëndrimi i këtyre eurodeputetëve që pak kanë në dorë është në të njëjtën linjë me të gjitha qëndrimet e kancelarive perendimore që mund të përmblidhen fare thjeshtë me togfjalishin “kundër opozitës” .

Këtu nuk ka asnjë çudi, sa herë në këtë vend ka pasur kriza, strategjia e ndërkombëtarëve është e qartë, ushtro presion tek hallka më e dobët, pra pakica që të arrish më shpejt rrezulatat. Vetëm kur nuk çan aty fillo ushtro trysni mbi qeverinë.

Mjafton të përmendësh vetëm një mes dhjetra rasteve. Kur Berisha bëri kërdinë me zgjedhjet masakër të vitit 1996 që e detyruan PS-në të braktiste zgjedhjet: receta e pajtimit të ndërkombëtarëve ishte “përsërit 40 zona”. Pra ruaje fitoren por vetëm pak ngushtoje atë. Për të mos përmendur pastaj krizën e 21 janarit kur Rama u shpall kreu i celulave antiamerikane dhe kryeministri që vrau “burrë shteti”.

Edhe këtë herë parlamentarët europianë nuk kanë shfaqur asnjë surprizë. Ata kanë ushtruar presionin maksimal mbi opozitën duke dalë me këto pika kryesore:

  1. Parlamenti është legjitim dhe qeveria është legjitime. Një qeveri tranzitore është e pakuptimte dhe do të dëmtonte reformat dhe hapjen e negociatave.  
  2. Zgjedhjet ishin te lira e te ndershme. Ne kemi qenë vezhgues dhe kemi ekspertizen më të mirë. Probleme sporadike nuk mund të vendosin në pikpyetje rezultatet.
  3. Çështjet e pergjimeve i takojne gjykatave dhe jo parlamentit.
  4. Bojkoti, djegia e mandateve dhe dhuna janë të papranueshme.
  5. Monika Kryemadhi tha vetëm një frazë se opozita do vetëm nderrimin e pushtetit.

Ndaj këtyre konkluzioneve rreagoi edhe opozita. Linqet më poshtë:

Pas deklaratave të Fleckenstein, reagon Kryemadhi: Asnjë hap pas

Deklaratat e delegacionit të PE, Basha: Nuk i komentoj

Pas kërkesave të eurodeputetëve, reagon Paloka: Duhet të jemi më shumë protestën tjetër

 

[caption id="attachment_391503" align="alignnone" width="2048"] Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke hyre ne nje takim me nje delegacion me Eurodeputete te Parlamentit Europian ne Tirane. Delegacioni i PE, ka ardhur ne Tirane para vendimit per hapjen e bisedimeve per anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe per te diskutuar ne lidhje me krizen politike ne vend. LSA Photo[/caption]

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI