Flash

Kontrollet mjekësore, Ronaldo kundër Napolit nuk do të jetë, por ndaj Atletikos po

Lapsi.al 28 February 2019
Kontrollet mjekësore, Ronaldo kundër Napolit nuk do të jetë,

Cristiano Ronaldo është shqetësimi i madh i Juventus: goditja e marrë në kaviljen e majtë në kampionat kundër Bolonjës për fatin e bardhezinjve nuk duket aq e rëndë. Nuk bëhet fjalë për sfidën kundër Napoli, sa për atë të shumëpritur, për kthimin e 1.8 të finaleve të Champions League në 12 mars. Kontrollet mjekësore, që do të vazhdojnë akoma, kanë treguar se nuk është asnjë vecanërisht e rëndë, për të rrezikuar prezencën e portugezit kundër Atletico Madrid.

Konfirmimi zyrtar duhet të dalë së shpejti, por ndërkohë në testet e zhvilluara vijnë të dhëna inkurajuese. Sidoqoftë, vështirë se San Paolo mund ta shohë nga afër CR7. E kotë të rrezikosh një dëmtim të ri, pak ditë nga ajo që është kthyer takimi vendimtar I sezonit bardhezi. Allegri mund ta mbajë vetëm në pankinë, në rastin më të mirë. Por duke parë +13 të Juventus ndaj Napoli, është e qartë se prioriteti do të jetë të kthehet në Torino pa problem të mëtejshme fizike, objektiv shumë më i rëndësishëm se sat ë evitojë një humbje jo influente në kampionat.

Ndoshta nuk është ajo që mendon Ronaldo, gjithnjë i dëshiruar të jetë në fushë, sidomos kur luhen supersfida si ajo e të dielës në mbrëmje. Me shumë mundësi, Allegri do ta ketë më të vështirë ta mbajë në pankinë, se ti kërkojë ta sakrifikojë në fushë….kështu më mirë ta lërë në shtëpi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI