Flash

Icardi ditët e numëruara në Milano: Inter ka tre emra në mendje, edhe Lukakun

Lapsi.al 1 March 2019
Icardi ditët e numëruara në Milano: Inter ka tre emra në

Thyerja e marrëdhënieve mes Inter e Icardi është e parregullueshme dhe letra e hapur e sulmuesit argjentinas ku akuzohen drejtuesit e klubit i ka acaruar edhe më tej raportet. Në këto kushte, Marotta e Ausilio kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e numrit 9. Zikaltrit kanë arritur një akord me Duvan Zapata e Atalanta, por emri i kolumbianit nuk është i vetmi në listën e Inter. Është Edin Dzeko një lojtar që i pëlqen shumë zikaltërve prej kohësh dhe që do të përfaqësonte një operacion loë cost, duke qenë se boshnjaku është në skadencë kontrate me Roma në 2020.

Surpriza në fakt është Romelu Lukaku, që është në thyerje të marrëdhënieve me Machester United. Sulmuesi belg ka përfunduar në pankinë me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer e dëshiron të ndryshojë ambjent në verë. Në ditët e kaluara sulmuesi i është ofruar Juventus kështu që interesimi i Inter, që mund të investojë tek ai paratë nga shitja e Icardi, ka hapur një skenar të ri. Belgu është blerë 80 milionë euro në verën e 2017, kështu që Red Devils duhet të vendosin nëse do ta lënë të largohet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI