Flash

Sinjalet/ A po punohet për një takim Rama- Basha?

Lapsi.al 1 March 2019
Sinjalet/ A po punohet për një takim Rama- Basha?

Dy ditët e fundit po vijnë një sërë sinjalesh se Edi Rama po kërkon të ulet në tryezë me opozitën. Kryeministri nga samiti i Diasporës, i cili po zhvillohet në Tiranë, i ka bërë ftesë kryedemokratit, Lulzim Basha, për dialog. “Për ata që ishin të ftuar por nuk janë këtu, unë ju them vetëm një gjë. Kur do flasim?”, tha Rama, i cili në stilin e tij tipik shtoi: “Unë nuk mund të bëj sikur nuk jam në Tiranë e këtu nuk ka ndodhur asgjë këto ditët e fundit”.

Natyrisht kjo kërkesë e ngjashme me atë që u bëri studentëve dhe për të cilën përdori edhe humoristin Ermal Mamaqi, mund të jetë thjeshtë një lëvizje propagandistike e Ramës për t’u dukur i hapur dhe tolerant. Por fakti është se ajo nuk qe një zë i vetëm në shkretëtirë.

Të enjten në mbrëmje, në emisioni “Opinion”, një gazetar shumë pranë së majtës, Lorenc Vangjeli, tha se: “Edi Rama shumë shpejt kam përshtypjen do bëjë një ftesë publike për opozitën. Për opozitën zyrtare, sepse kam përshtypjen se ai e di shumë mirë se është kryeministër i asaj pakice që e kundërshton”.

Po në të njëjtën linjë, tek “Të Paekspozuarit”, një tjetër analist afër Rilindjes, Mentor Nazarko, nuk e përjashtoi mundësinë e një qeverie me bazë të gjërë, ku të jetë përfshirë edhe opozita për hir të integrimit.

Këto zëra i ka konfirmuar sot edhe Ministri për diasporën, Pandeli Majko i cili megjithëse e ka përjashtuar konceptin e qeverisë tranzitore (“kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim”) e ka lënë të hapur mundësinë e një dialogu, madje edhe të drejtuar nga presidenti, që është pranë opozitës. “Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”

Por deri më tani Basha ka mbajtur qëndrimin e prerë për një zgjidhje që e përjashton Ramën. Radikalizimi i opozitës, djegia e mandateve, ia bën të pamundur opozitës një dialog që do të linte sërish kryeministrin aktual në krye të qeverisë, sipas formulës që propozon Pandi Majko. Aq më tepër që një gjë të tillë Basha e provoi pas çadrës me marrëveshjen e 18 majit, nga e cila ruajti konkluzionin: “Po më gënjeve njëherë turp për ty, po më gënjeve për herë të dytë, turp për mua”.

Prandaj pak rëndësi ka nëse Rama po e bën seriozisht apo e ka me gjasme ftesën për dialog, sepse një marrëveshje mes palëve duket më larg se kurrë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI