Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video/ Cagliari i rrezikon Champions League Interit: përfundon 2-1 në “Sardegna Arena”

Lapsi.al 1 March 2019
Video/ Cagliari i rrezikon Champions League Interit: përfundon 2-1 në

Cagliari mposhti 2-1 Inter, duke i komplikuar keq sprintin për kualifikimin në Champions League të vitit të ardhshëm. Nëse nesër, Milan e Roma fitojnë, zikaltrit do të përfundojnë në vendin e pestë (për shkak të diferencës së golave me verdhekuqtë). Sardët e nisën lojën fort, duke përfituar edhe nga mungesa e radhës e Mauro Icardit dhe morali jo i mirë i skuadrës së Spalletti pas barazimit 3-3 me Fiorentinën në Franchi. Ionita shkoi pranë avantazhit në minutën e 12, por misionin e përmbush në të 31' goditja me kokë e Ceppitelli.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/aj/aJQq.mp4

Zikaltrit janë në vështirëi dhe në lojë i mban Handanovic, i jashtëzakonshëm në goditjen e Joao Pedro, ndërsa Faragò me portën e boshatisur godet mbi traversë. Gol i munguar, gol i pësuar e Inter në rastin e parë të vërtetë barazon: krosimi i Nainggolan dhe lëvizje inteligjente e Lautaro Martinez, që i merr kohën mbrojtësit duke barazuar me kokë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/py/PyqX.mp4

Cagliari megjithatë shkon në dhomat e zhveshjes në avantazh, me një kryevepër të Pavoletti në minutën e 43': krosimi i Srna nga e djtahta finalizohet me kthesë nga sulmuesi që lë Handanovic të palëvizshëm. Në pjesën e dytë Inter kishte mundësitë ta barazonte ndeshjen me Politanon e Lautaron, por edhe pse Cagliari e uli ritmin, pas një ore intensive loje, zikaltrit nuk e ndëshkuan dot: në të 77' Lautaro humbi një rast ideal, ndërsa pesë minuta më pas Borja Valero e ngriti shënjestrën nga një distancë e favorshme. Në të 85' shtylla shpëtoi Cragno nga ndëshkimi, ndërsa në të vetmin kundërsulm të lejuar Skriniar pengoi Despodov në zonë, duke shkaktuar penallti: Barella humbi rastin për të bërë tris, por fitorja i mbeti ishullorëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/yz/yzkJ.mp4

Të këshilluara

Video/ Cagliari trondit Interin

Në ndeshjen hapëse të javës së 26 të Serie A, Cagliari befason Inter me golin e shënuar në minutën e 32. Luca Ceppitelli ka thyer prapavijën zikaltër dhe portie...

21:09

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI