Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Champions/ Dyshime për komplot në Spanjë për Juventus-Atletico: "Dizenjatori italian është torinez"

Lapsi.al 2 March 2019
Champions/ Dyshime për komplot në Spanjë për

Mbeten akoma edhe 10 ditë nga kthimi i 1/8 të Champions League mes Juventus e Atletico Madrid, por në Spanjë ka nisur countdoën e bashkë me të edhe polemikat e dyshimet: në shenjestër të mediave iberike është dizenjatori i arbitrave në Uefa, Roberto Rosetti, që 'akuzohet' se është italian dhe torinez. "Kujdes: një torinez do të zgjedhë arbitrin e Juve-Atletico" shkruhet në faqet e As, që kujton edhe pretendimet për gabime arbitrale në vajtje, kur u anullua një gol ndaj Morata.

Pas nervozizmit për përdorimin e Var në ndeshjen e parë, tani në Spanjë e drejtojnë vëmendjen tek rreziqet që mund të vijnë nga dizenjatori i arbitrave të UEFA-s, që i është besuar arbitrit të Serie A, Rosetti. Në fakt, iberikët kanë harruar se edhe vitin e kaluar dizenjatori ishte italian (Rosetti mori vendin e Collina katër muaj më parë), por ishin bardhezinjtë që u eleminuan nga Real Madrid me penalltinë e diskutueshme për Blancos në fund të shtesës për faullin e Benatia ndaj Vazquez.

Sipas asaj që shkruhet në Spanjë, përvec dizenjatorit, Atletico është e shqetësuar edhe nga roli që presidenti bardhezi, Andrea Agnelli, ka në nivel europian, duke qenë edhe presidenti i ECA e ndër figurat më të besuara të Ceferin. Mes Var, polemikave, gjestit të Simeone e dyshimeve, Juve-Atletico ka nisur që tani e në 12 mars klima në Stadium do të jetë e zjarrtë.

Të këshilluara

Video/ Cagliari trondit Interin

Në ndeshjen hapëse të javës së 26 të Serie A, Cagliari befason Inter me golin e shënuar në minutën e 32. Luca Ceppitelli ka thyer prapavijën zikaltër dhe portie...

21:09

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI