Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Video/ Juventus, një hegjemoni pa fund: Napoli rrëzohet në shtëpi, titulli punë e kryer

Lapsi.al 3 March 2019
Video/ Juventus, një hegjemoni pa fund: Napoli rrëzohet në

Mbrëmja e San Paolo tregon që kampionati për Juventus tashmë është vetëm cështje kohe. Të fitosh edhe pse nuk luan mirë e vuan dhe të shkosh në +16 nga vendi i dytë, do të thotë, si u shpreh Allegri në vigjilje të ndeshjes, që bardhezinjtë do të kthehen në Torino me 2/3 e titullit. Lajmi i mirë është rikthimi tek goli me goditje dënimi i Pjanic, të këqijat janë kartoni i kuq i boshnjakut dhe mungesa e lojës së bardhezinjve, që nuk të bën të shpresosh përpara kthimit me Atletico Madrid në Champions. Napoli mund të ketë keqardhje për penalltinë e humbur nga Insigne, që do ti kishte dhuruar barazimin e merituar.

Episodi që ndryshoi ndeshjen ishte ai i minutës së 25 të pjesës së parë: një pasim i gabuar i Malcuit përfundon në këmbët e Cristiano Ronaldo, që Meret e rrëzon për ta penguar të shkojë drejt portës. Për arbitrin Rocchi karton i kuq dhe goditje dënimi. E pikërisht nga ajo goditje dënimi, Miralem Pjanic ka shënuar një gol spektakolar në portën tashmë të mbrojtur nga Ospina, që prekjen e parë të topit, e bëri kur e nxorri nga rrjeta. Èshtë goli i parë i Juventus me goditje dënimi dhe Pjanic konfirmohet ndëshkuesi i napoletanëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/la/LAPv.mp4

Skuadra e Ancelotti që goditi edhe shtyllën me Zielinski, nuk u dorëzua duke përdorur kundërsulmin. Juventus nuk shkëlqen por kontrollon dhe shënon golin e dytë, 6 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Emre Can ka shënuar një gol me peshë, duke vënë në siguri rezultatin, që i projekton gjithnjë e më pranë titullit kampion torinezët.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/gz/gZb0.mp4

Fundi i ndeshjes së San Paolo duket i shkruar, por është edhe një herë Pjanic që dhuron një kthesë të ngjarjeve, por këtë herë në favor të Napoli: karton i kuq për boshnjakun dy minuta pas rifillimit. Napoli nuk hoqi dorë nga ndeshja me Juventus, duke përfituar edhe nga barazia e forcave në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Pjanic. Në minutën e 61 napoletanët shënuan edhe golin e parë, duke ngushtuar diferencën në 1-2. Callejon ndëshkoi bardhezinjtë, duke e bërë emocionuese pjesën e mbetur të ndeshjes.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/r5/R5ZM.mp4

E mbyllur në zonë, Juventus rrezikon të barazohet pak minuta nga fundi kur pas konsultës me Var, prekja me dorë e Alex Sandro në zonë dënohet me 11 metërsh, që Insigne e humb për të dytën herë në ndeshjet kundër bardhezinjve. Fitore e rëndë e Juventus, që gjithësesi duhet të bëjë shumë më tepër me Atletico për të vazhduar ëndërrën europiane.

STATISTIKAT

• Juventus vendosi rekordin e tij të pathyeshmërisë në transfertë në Serie A: 26 ndeshje radhazi pa humbje.

• 16 pikë diferencë mes vendit të parë dhe të dytë në klasifikim: në javën e 26 të Serie A kishte ndodhur vetëm në 2006/07 mes Inter e Roma.

• Lorenzo Insigne ka humbur dy nga shtatë penalltitë e goditura në Serie A, të dyja kundër Juventus.

• Napoli ka goditur 20 shtylla në këtë kampionat, të paktën pesë më shumë se cdo skuadër tjetër.

• Për herë të parë në 2019 Napoli pëson dy gola në kampionat: të kaltrit kishin pësuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e mëparshme të vitit kalendarik.

• Miralem Pjanic ka realizuar katër gola kundër Napoli në Serie A: asnjë skuadre nuk i ka shënuar më shumë.

• Miralem Pjanic ka realizuar 16 gola në goditje dënimi në Serie A: nga 2011/12 mesfushori i Juventus është lojtari që ka shënuar më shumë nga kjo situatë.

• Pesë kartona të kuq për Napoli në këtë kampionat: skuadra e Ancelotti nuk merrte më shumë të kuq në një sezon të vetëm që nga 2014/15 (gjashtë).

Të këshilluara

Video/ Emre Can fundos Napolin

Bëhet gjithnjë e më e vështirë për Napolin ndeshja kundër Juventus. Bardhezinjtë shënojnë edhe golin e dytë, 6 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Emre Can ...

21:18

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI