Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Humbet Napoli, mediat italiane “masakrojnë” Hysajn

Lapsi.al 3 March 2019
Humbet Napoli, mediat italiane “masakrojnë” Hysajn

Napoli humbi 1-2 përballë Juventusit në stadiumin San Paolo. Për 90 minuta në fushë ishte edhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, por mediat italiane kanë bërë kritika të shumta për lojën e shqiptarit sidomos në rastin e shënimit të golit të dytë të bardhezinjve nga Emre Can.

“Eurosport” e vlerëson shqiptarin me notën e ulët, 5 duke shkruar se "iu përgjigj pak fazës sulmuese në krahësim me Malcuit dhe e humbi mbrojtjen ndaj Emre Can i cili çoi shifrat në 2-0. Në pjesën e dytë kur Napoli po luante përgjithësisht në sulm, limitohet të shtyjë përpara aksionet”.

Edhe “Goal.com”, një tjetër portal i njohur sportiv e vlerëson me notën 5 duke nënvizuar: “Devijoi te goditja me kokë e Emre Can duke propozuar një paraqitje jo të sigurt”, citon lapsi.al.

“FoxSport” jep gjithashtu të njëjtën notë duke mos i kursyer kritikat për mbrojtësin shqiptar. “Hysaj, nota 5. Dy gabime fëmijërore në rastin e Emre Can. Së pari dhuron një goditje nga këndi për Juventusin kur Koulibaly e kishte mbuluar gjermanin. Në rastin e dytë lë që t’i shpëtojë goditja me kokë e 2-0. Të tilla gabime ndaj një kundërshtari të tillë, nuk janë të lejuara. Komprometon lojën e shokëve”.

Nga mediat italiane “Calciomercato.com” e vlerëson me 5,5 duke shkruar: “Shumë, shumë boshllëk në markimin e Emre Can në realizmit të 0-2 që i dha Napolit goditjen e fortë. Edhe në ndeshjen e parë me Juventusin ishte një gabim i tij në markim që lejoi Juven të shënonte. Mesa duket me bardhezinjtë nuk i shkon mbarë” – thuhet në median italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Video/ Emre Can fundos Napolin

Bëhet gjithnjë e më e vështirë për Napolin ndeshja kundër Juventus. Bardhezinjtë shënojnë edhe golin e dytë, 6 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Emre Can ...

21:18

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI