Flash

Strakosha feston me shqiponjën, derbin e fituar me Romën

Lapsi.al 3 March 2019
Strakosha feston me shqiponjën, derbin e fituar me Romën

Thomas Strakosha ka bërë një performancë të jashtëzakonshme në derbin me Romën dhe festimi pas ndeshjes ka qenë me shqiponjë. Në fakt është një koincidencë, sepse bëhet fjalë për shqiponjën e Lazios, që është bashkuar me bardhekaltrit për të mbajtur sa më gjatë në memorie këtë rezultat. E nëse Lazio është imponuar 3-0 dhe nuk ka pësuar gol është meritë piëkrisht e portierit të kombëtares së Shqipërisë, që ka marrë vlerësimin e medias italiane.

Tre pritje vendimtare në harkun e 90 minutave, e për më tepër kur rezultati rrezikohej seriozisht, i kanë dhënë Strakoshës notën 6,5. “Luan me kujdes. Në pjesën e dytë mban skuadrën në lojë me pritjet ndaj El Shaaraëy e Florenzi” shkruhet në vlerësimin për numrin 1. Megjithatë, pritja më e bukur e Strakoshës ka qenë në pjesën e parë, kur bllokoi tentativën e Dzekos, duke i kujtuar të gjithëve se kohët e vështira mbaruan…

Të këshilluara

Video/ Lazio dyfishon kundër Romës

Derbi po shkon në mënyrën e duhur për Lazion. Në Olimpico skuadra e Simone Inzaghi ka shënuar golin e dytë përballë Romës, fale një 11 metërëshi. Ciro Immobile ...

22:08

Video/ Lazio në avantazh në derbi

Lazio nuk ka ndërmend të dorëzohet në objektivat europiane, e për më tepër që të fitosh derbin me Romën ka tjetër domethënie. E pikërisht skuadra e Simone Inzag...

20:59

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI