Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Dëmtimi fantazëm i Icardit vazhdon: Juventus e Napoli presin

Lapsi.al 4 March 2019
Dëmtimi fantazëm i Icardit vazhdon: Juventus e Napoli presin

Mauro Ikardi nuk bën hapa pas, përkundrazi. Të paktën sipas asaj që shkruan sot Corriere dello Sport, ish-kapiteni do të kurohet edhe këtë javë, ndërsa do të hyjë gradualisht në grup të paktën pasi të ketë bërë një vizitë tek gjuri i djathtë tek një specialist, në rast lamtumire nga Interi, do të pranojë vetëm transferimin tek një klub tjetër italian (Juve ose Napoli), pasi kërkon që fëmijët të rriten këtu dhe jo në një shtet tjetër.

Klubi, nga ana e tij, nuk ka në mendje të ndryshojë pozicionin e tij dhe në ditët e ardhshme drejtuesit zikaltër do të flasin me lojtarin për të kërkuar të kuptojnë kur do të kthehet në dispozicion të Spaletit dhe kur mendon të qartësohet me grupin: në fund, nëse në verë do të duhet ta shesin në Itali, sepse Maurito refuzon çdo lloj zgjidhje, atëherë do të jenë të gatshëm për të kryer shkëmbimin me juventinin Dibala.

Mes “bomberit” nga Rozario dhe klubit të rrugës “Vitorio Emanuel II” muri ndaj murit vazhdon dhe ajo e së enjtes në mbrëmje do të jetë ndeshja e shtatë në të cilën nuk do të jetë i përfshirë. Lojtari nuk ka ngutje, thotë se ndihet ende keq tek gjuri dhe kërkon të rekuperohet me qetësi, pa u forcuar në ngarkesat e punës. Edhe dje ka bërë vetëm fizioterapi dhe, i mosgrumbulluar në kombëtare, do të eci përpara kështu edhe për pak. Edhe sepse mbetet ende i lënduar nga vendimi i klubit për ta çgraduar nga kapiten i ekipit, një veprim që e konsideron një dëm të madh në imazhin e tij. Klubi ndërkohë kërkon ta vërë nën presion, ndërsa kërkon të dijë se çfarë do të bëjë tani pasi të mbyllen tre javët e fizioterapisë. Marota dhe drejtuesit e tjerë presin që në ditët e ardhshme Maurito të qartësohet, por gatishmëria për t’u kthyer menjëherë në dispozicion, ndërsa e dinë dhe ata, do të jetë e pakët.

Të këshilluara

Roma bëj kujdes: Arsenal insiston për Under

Problemet fizike për t’u shmangur, përpara së gjithash e pastaj do të jetë përsëri protagonist Çengiz Ynder me fanellën e Romës. Pikërisht në pranverë, një vit ...

16:51

Video/ Emre Can fundos Napolin

Bëhet gjithnjë e më e vështirë për Napolin ndeshja kundër Juventus. Bardhezinjtë shënojnë edhe golin e dytë, 6 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Emre Can ...

21:18

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI