Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Dhuna në Kamëz: rrëfehet trajneri Stojku, njeriu që mbrojti arbitrin Hamiti

Lapsi.al 4 March 2019
Dhuna në Kamëz: rrëfehet trajneri Stojku, njeriu që mbrojti

“Më vjen keq që pashë një episod të tillë. Veprova në mënyrë instiktive, sepse nuk mund të lejoja të cënohej një njeri në atë mënyrë, pavarësisht se nuk isha dakord me vendimin e tij”. Me këto fjalë, një ditë pas agresionit në Kamëz, në përfundim të ndeshjes me Lacin, ku është dhunuar arbitri Eldorjan Hamiti, tekniku i Kamzës, Gentian Stojku, flet për momentin ku gjendja doli jashtë kontrollit. Tifozët të irituar nga penalltia e akorduar në sekondën e fundit të kohës shtesë, janë futur në fushë duke goditur arbitrin.

Një situatë që për Stojkun mund të ishte administruar ndryshe, duke qenë se ende edhe pas përsëritjeve nuk është i qartë nëse është penallti. “Shtoi pesë minuta lojë dhe nuk ishte ndaluar aspak loja gjatë 90 minutave – shpjegoi Stojku -. Pastaj akordoi një penallti që më vjen keq ta them, edhe tani kur e shoh nuk jam i qartë përse është penallti”

Sigurisht që situata për Kamzën tani ndërlikohet, duke qenë se zona e shpëtimit është 8 pikë larg. “Gjendja është e vështirë, pa harruar se presidenti është ende i ndaluar. Nuk di si ta karikoj skuadrën, sepse nuk na lejohet asnjë shpërqendrim” theksoi Stojku. Në javët e mbetura vetëm një mrekulli mund të përmbysë situatën, duke qenë se skuadra e Stojkut është në vendin e fundit dhe skuadrat që duhet të humbasin pikë ajnë dy. Megjithatë, Stojku prêt ti marrë ndeshjet me radhë, duke nisur nga transferta me Luftëtarin, që vendos gjithcka në rast humbje për Kamzën.

Të këshilluara

Video/ Emre Can fundos Napolin

Bëhet gjithnjë e më e vështirë për Napolin ndeshja kundër Juventus. Bardhezinjtë shënojnë edhe golin e dytë, 6 minuta nga përfundimi i pjesës së parë. Emre Can ...

21:18

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI