Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Pas Ndrangheta një tjetër telash për Juventus: arrestohet për drogë një krye tifoz

Lapsi.al 4 March 2019
Pas Ndrangheta një tjetër telash për Juventus: arrestohet

Kreu u ultràsve të Juventus, Andrea Puntorno, lideri i grupit Djemtë e Mirë, është arrestuar nga Dega Investigative Antimafie në Sicili në kuadër të operacionit Kerkent. Akuzat kundër Puntorno, që edhe në të shkuarën ka pasur probleme me drejtësinë, lidhen me trafikun e drogës me bazë në Agrigento me shtrirje edhe në Kalabri.

Puntorno, që ishte shfaqur në një seri të Report mbi infiltrimet kriminale si pjesë e botës së tifozëve bardhezinj, është akuzuar për lidhje me mafian: ka qenë ai që ka vënë në kontakt bosin e menduar të Agrigento me 'ndrine kalabreze që shërbenin si ndërmjetës për të blerë drogë.

Puntorno ishte kthyer prej një viti në Agrigento e gjendej nën vëzhgim special: në 2014 ishte dënuar për drogë, ndërsa në Report kishte deklaruar se dëshironte të kthehej në Stadium.

Të këshilluara

Roma bëj kujdes: Arsenal insiston për Under

Problemet fizike për t’u shmangur, përpara së gjithash e pastaj do të jetë përsëri protagonist Çengiz Ynder me fanellën e Romës. Pikërisht në pranverë, një vit ...

16:51

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI