Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Tjetër mungesë e rëndësishme kundër Juventus: Atletico Madrid pa tre titullarë në Torino

Lapsi.al 4 March 2019
Tjetër mungesë e rëndësishme kundër Juventus: Atletico
Diego Simeone rrezikon seriozisht të bëjë pa një tjetër titullar në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League Juventus-Atletico Madrid, në program për tu luajtur në 12 mars. Filipe Luis kundër Real Sociedad ka pësuar një dëmtim muskular në këmbën e majtë e gjendja e brazilianit do të vlerësohet ditë pas dite, ashtu si shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit spanjoll. "Filipe Luis vuan nga një lesion muskular në soleus të këmbës së majtë, si ka rezultuar nga rezonanca magnetike ndaj të cilës i është nënshtruar të hënën në mëngjes në klinikën Navarra. Mbrojtësi brazilian, gjendja fizike e të cilit do të vlerësohet ditë pas dite, është zëvendësuar në pjesën e parë të ndeshjes kundër Real Sociedad". Kështu, pas dy të skualifikuarve për shumë kartonësh të verdhë, Diego Costa e Thomas, Atletico Madrid rrezikon të ketë një tjetër munges të rëndësishme në ndeshjen më delikate të sezonit. Në fakt, në ndeshjen e la Liga, Simeone ka provuar Santiago Arias për të zëvendësuar Filipe Luis.

Të këshilluara

Roma bëj kujdes: Arsenal insiston për Under

Problemet fizike për t’u shmangur, përpara së gjithash e pastaj do të jetë përsëri protagonist Çengiz Ynder me fanellën e Romës. Pikërisht në pranverë, një vit ...

16:51

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI