Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Bakayoko, i kërkuar nga Chelsea, pickon Gattuso: "Pa logjikë kritikat e tij ndaj meje, por e vlerësoj"

Lapsi.al 5 March 2019
Bakayoko, i kërkuar nga Chelsea, pickon Gattuso: "Pa logjikë

Tiémoué Bakayoko është njeriu që edhe më shumë se Piatek, ka marrë Milan për dore në momentet më të vështira, duke e udhëhequr të luftojë për një vend në Champions League. E kë bërë sipas mënyrës së tij: ndoshta pa u ndjerë, por natyrisht efikase. E megjithatë në fillim shumë se konsideruan një dështim. Ndoshta edhe vetë Gattuso, që pas ndeshjes me Napoli e kritikoi ashpër. "Nuk më pëlqyen disa deklarata, e si unë ashtu dhe personat që më qendrojnë pranë i morëm keq. Ishin aspak logjike. Vunë në dyshim futbollin që luaj. Sipas tij duhet të mësoja të orientoja e modifikoja pozicionin e trupit. Por ai këhtu është gatuar, është i vërtetë, thotë atë që mendon e do tia thuash gjërat në fytyrë. Nuk është një njeri që mban inat”, ka thënë mesfushori franceze për France Football.

E ardhmja është e ndarë mes qendrimit tek Milan e rikthimit tek Chelsea: "Po bëj një sezon të mirë dhe i jam mirënjohës Milan. Jam shumë i lumtur këtu, edhe pse në fillim u kritikova. Por është normale, të gjithë prisnin më shumë. Nuk arrij të mendoj shumë për të ardhmen. Do të bëj gjithcka që Milan të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League. Të shohim si do të mbarojë sezoni sepse kam një kontratë me Chelsea, që është një klub shumë i rëndësishëm për mua"..

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI