Flash

Beren Saat i jep fund martesës

Lapsi.al 5 March 2019
Beren Saat i jep fund martesës

Pak ditë më parë, aktorja Beren Saat u përfol për një divorc të mundshm me bashkëshortin e saj Kenan Dogulu.

Asnjëri prej tyre nuk dha një deklaratë për ta pohuar apo mohuar këtë lajm. Megjithatë, fansat janë treguar vigjilentë dhe kanë mbledhur "prova" nëpërmjet rrjeteve sociale. Si fillim, u vu re se dy të rinjtë nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Kjo gjë u bë akoma më e besueshme në shfaqjet e tyre publike, ku nuk e kanë shoqëruar njëri-tjetrin. E tashmë, Beren ka hedhur një hap më tej...Aktorja ka fshirë nga profili i saj në Instagram të gjitha fotot që kishte me bashkëshortin. Nëse kjo nuk u duket një provë e mjaftueshme për të besuar se çifti po shkojnë drejt divorcit, atëherë të paktën është një provë e qartë se mes tyre gjërat nuk po shkojnë aspak mirë. Beren dhe Kenan u martuan në Los Angelos në vitin 2014-të.

Të këshilluara

Sfilata e 'Channel' pa Karl Lagerfed (FOTO)

Këtë mëngjes “Chanel” priti mysafirët e saj në ekspozitën e zakonshme të një përralle dimri me koleksionin e veshjeve vjeshtë-dimër 2019. Këtë herë pasarela ...

15:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI