Flash

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Champions/ Real për të harruar dhimbjen e Clasico: Dortmund në kërkim të përmbysjes historike

Lapsi.al 5 March 2019
Champions/ Real për të harruar dhimbjen e Clasico: Dortmund në

Përcaktohen sonte dy skuadrat e para cerekfinaliste të Ligës së Kampioneve dhe favoritet për të kaluar raundin janë natyrisht Real Madrid e Tottenham Hotspurs. Asgjë në fakt nuk përjashtohet në mbrëmjen e madhe europiane, sepse në futboll surprizat janë gjithnjë prezente, ashtu si kanë ndodhur edhe përmbysjet e mëdha. Në këtë pikë Ajax e Borussia Dortmund e kanë dhënë paralajmërimin e tyre.

Në Santiago Bernabeu do të duhet një ndeshje e madhe e Ajax për të vënë në vështirësi mbretërorët e kompeticionit. Real Madrid ka fituar 2-1 në ndeshjen e vajtjes në Amsterdam, duke hedhur një hap drejt kalimit në cerekfinale. Vështirë se merengues mund të humbasin me dy gola në shtëpi përballë një skuadra in-eksperte si ajo hollandeze, edhe pse e mbushur me talente. Los Blanco megjithatë duhet të lënë pas dështimin në Clasico, me dy humbje përballë rivalëve të përjetshëm Barcelonës, në harkun e katër ditëve. Një goditje që mund të peshojë, ashtu si problemet që kanë në dhomat e zhyveshjes me Bale, Isco e Marcelo në thyerje totale me teknikun Solari.

Në Signal Iduna Park, madhështia e tifozëve të Borussia Dortmund mund të mos mjaftojë për të përmbysur humbjen 3-0 të pësuar në Wembley në ndeshjen e parë përballë Tottenham. Anglezët kanë në anën e tyre rezultatin, që është praktikisht një siguri dhe rikthimin menjëherë në formë të qendërsulmuesit Harry Kane. Dortmund duhet të bëjë ndeshjen e jetës për të përmbysur rezultatin, por në Champions situata janë përmbysur jo rrallë dhe Borussia mban mend fare mirë si shkatërroi në grup 4-0 Atletico Madrid, duke ëndërruar ta bëjë përsëri mbrëmjen e sotme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI