Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Mbrojtja copë, Kukësi në ankth për Rrumbullakun e Cuculin

Lapsi.al 5 March 2019
Mbrojtja copë, Kukësi në ankth për Rrumbullakun e Cuculin

Nën entuziazmin e reduktimit të diferencës me vendin e parë, tashmë 6 pikë, Kukësi përgatit transfertën e Korcës përballë Skënderbeut me dilemën e një prapavijë që mund të kërkojë rikonstruktim. Cuculi në qendër e Rrumbullaku në krah vuajnë nga shqetësime muskulare dhe janë stërvitur të diferencuar. Një problem për teknikun Armando Cungu, që në krahasim me ndeshjen përballë Kamzës, ndaj gjirokastritëve kishte rigjetur soliditetin difensiv, edhe për meritë të rikthimit të Cuculit në fushë. Më shqetësuese duket gjendja e Rrumbullakut, që sapo ishte kthyer nga një dëmtim i gjatë. Sic duket intensiteti i minutave të marra, me teknikun shkodran të detyruar ta aktivizonte në emergjencë rezultatesh, ka sjellë pasoja dhe tani anësori rrezikon të mbetet jashtë ndeshjes së 8 marsit me Skënderbeun.

Sikur të mos mjaftonte edhe Shameti ka patur shqetësime, por që alarmi është shuar, me lojtarin që duket se nuk rrezikon pjesëmarrjen, ndërsa Cordeira Melo vazhdon të jetë i padisponueshëm dhe vështirë se mendohet të jetë gati në Korcë. Gjithësesi, forma në rritje e treguar nga Valdet Rama është inkurajuese për Cungun, që nuk duket se shqetësohet në këtë pikë. Mbrojtja është ajo që e mban pezull në zgjedhje, në varësi të aftësisë për të rikuperuar nga lojtarët. Për më tepër që Skënderbeu është i paparashikueshëm në atë që mund të japë në fushën e lojës: vërtetë me 8 humbje në 10 ndeshjet e fundit, por në Durrës barazoi 2-2 dhe të premten mund ti japë një tjetër asist Partizanit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI