Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pesë muaj e gjysëm shtatzënë, Sydney Leroux stërvitet me skuadrën

Lapsi.al 5 March 2019
Pesë muaj e gjysëm shtatzënë, Sydney Leroux stërvitet

Zgjedhja e Sydney Leroux, një nga futbollistet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara, është e destinuar të bëjë të diskutohet por është për tu admiruar. Sulmuesja e Orlando Pride, skuadra e NWSL (divizioni më i lartë amerikan), ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, duke qenë shtatzënë prej pesë muaj e gjysëm. "Stërvitem pa kontakte fizike dhe evitoj cfarëdo rreziku për fëmijën - është shprehur ajo -. Punoj me topin e nuk bëj sforco me intensitet të lartë. Kush më mirë se unë e di se cfarë mund dhe cfarë nuk mund të bëj me trupin tim?".

28 vjecarja është bashkëshortja e Dom Dwyer, sulmuesit të Orlando City në MLS, e ka koleksionuar në karrierë 77 prezenca me kombëtaren amerikane, një nga më të fortat në botë. "Nuk mendoja se do të nisja përgatitjet shtatzënë prej 5 muajsh e gjysëm, por ja ku jam".

Një zgjedhje ajo e ish-qendërsulmueses së Sporting Kansas City e Vancouver që është pritur me emocion nga tifozët që e kanë inkurajuar për guximin e treguar. Në një periudhë ku edhe meshkujt janë gati të paraqesin kartelat mjekësore për të mos u stërvitur, karakteri i Leroux është dicka që meriton ti jepet vlerë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI