Flash

Rama përdor si gomë shpëtimi Saimir Pirgun

Lapsi.al 5 March 2019
Rama përdor si gomë shpëtimi Saimir Pirgun

Ndonëse Saimir Pirgu, i cili deklaroi pak ditë më parë se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë, i ka thënë Adi Krastës se ai nuk dëshiron që deklaratat e tij të përdoren nga politikanët Edi Rama nuk ka pyetur për këtë. Ai sot në parlament i është referuar fjalëve të tenorit për të treguar se protestat si ato të opozitës i bëjnë dëm Shqipërisë.

“Saimir Pirgu e tha mirë “më duhen 200 mijë koncerte për të hequr nga sytë e njerëzve pamjen e gomës që digjet para parlamentit, se nuk kanë kohë njerëzit që shohin në Itali për të kuptuar më shumë ato pamje, thjeshtë rikthejnë fantazmën e vjetër të një shoqërie që është në kaos e jo më mundësi për investitorët e ekonomisë.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Pirgu i panevojshem i mllefit me Saimirin

Ndërkohë që investitorët italianë janë të interesuar për Shqipërinë, para pak ditësh një i madh ka hyrë në manifakturë, kjo prek çdo shqiptarë”, u shpreh Rama, duke e përdorur si gomë shpëtimi Saimir Pirgun.

Pas zhurmës që krijoi në rrjetet sociale deklarata e Pirgut që i shkonte në favor pushtetit personal të Edi Ramës ai u përpoq të sqarohet me një intervistë për Adi Krastën nga Tokio (poshte).

https://youtu.be/LXzAkrtvqFU

“Nuk jam penduar për gjërat që kam thënë, por habitem nga mënyra se si janë transformuar fjalët e mia. Shumë gjëra nga Shqipëria më duken absurde. Nuk e kam me popullin, me ata që protestojnë. Më irritojnë ata që e përdorin popullin për qëllimet e tyre. Më irriton fakti kur nëpër botë na tregojnë me gisht dhe na thonë që ne jemi si popujt e Afrikë, se nuk dimë të bëjmë shtet” tha dje ai “A Show” në News 24.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI