Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Nuk ka mrekulli për Dortmund: Kane vulos kalimin e Tottenham në çerekfinale

Lapsi.al 5 March 2019
Video/ Nuk ka mrekulli për Dortmund: Kane vulos kalimin e Tottenham në

Tottenham shkon në cerekfinale të Champions League pas një demonstrimi superioriteti ndaj Borussia Dortmund, që mes vajtjes dhe ardhjes, ishte e frikshme. E dëshmon 4-0 në total, por edhe qetësia me të cilën të besuarit e Pochettino kanë rezistuar në presionin e kundërshtarëve gjithnjë të frikshëm në Westfalen. E me një portier, Hugo Lloris, që tregoi këtë herë përse është kapiteni i kombëtares së kampionëve të botës.

Pjesa e parë ishte një sinfoni verdhezi: rasti i parë i vërtetë ishte në kmbët e Reus, që në minutën e 10' u ndal vetëm nga ndërhyrja e Vertonghen. Më pas Akanji shërbeu për Alcacer, goditja e të cilin, nën kontrastin e Sanchez, përfundoi mbi traversë. Borussia insistoi, por pa arritur të zhbllokojë rezultatin. Vetëm pas 30 minutash lojë Tottenham u duk në anët e Dortmund, në një kundërsulm që Son e gaboi i vetëm përballë Burki. Në fund tre raste në vetëm një minutë për Borussia Dortmund: ndaj Weigl shpëtimtari është Lloris, që bën fenomenin edhe në goditjen e Gotze.

Edhe e dyta filloi nën ritmin e Dortmund, që rrezikoi me diagonalen e Reus që përfundoi jashtë kuadratit. Por idetë e gjermanëve u shuan në të 49 kur Sissoko gjeti korridorin e duhur për Kane, që evitoi pozicionin jashtë loje dhe mposhti Burkin. Ndeshja në fakt u shua aty, si muri i verdhë i tifozëve të shtëpisë, që u venitën nga "When the Saints go marchin' in" e londinezëve.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/2z/2Zpp.mp4

Të këshilluara

Video/ Kane hesht Signal Iduna Park

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë në Wembley 3-0, Borussia Dortmund pëson gol edhe në Signal Iduna Park, duke e bërë praktikisht të pakthyeshëm r...

22:17

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI