Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Këtu punohet me dy standarde": Trajneri i Kamzës, Stojku, reagon pas vendimit të Disiplinës

Lapsi.al 6 March 2019
"Këtu punohet me dy standarde": Trajneri i Kamzës, Stojku,

"Nuk e prisja këtë vendim. Mendova shumë gjëra, por jo këtë. Kështu është kur punohet me dy standarde". Me këto fjalë, tekniku i Kamzës, Gentian Stojku, ka shprehur opinionin e tij ndaj vendim të Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka përjashtuar skuadrën nga cdo aktivitet sportiv dhe e ka rrëzuar në Kategorinë e Dytë.

Ngjarja e rëndë ku u sulmua arbitri Eldorjan Hamiti në përfundim të ndeshjes mes Kamzës e Lacit nga disa tifozë që u futën në fushë dhe më pas edhe nga presidenti Naim Qarri ka pasur pasoja drastike mbi Kamzën. Por Stojku kujton se jo më larg se një javë më parë, një incident i përafërt dhe madje në lojë e sipër, e jo në përfundim të saj, ka ndodhur në kryeqytet. Në Semal Stërmasi u godit një zyrtar i klubit Flamurtari nga tifozë të Partizanit që u futën në fushë dhe dënimi për të kuqtë që ishin organizatorë ishte vetëm dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë: "Nuk më duket se ka ndryshim mes goditjes së një zyrtari të Federatës dhe një zyrtari të klubit - tha Stojku per Lapsi.al - ndaj them se punohet me dy standarde. Nuk jam absolutisht për të përkrahur ngjarje të tilla, unë i pari bashkë me lojtarët e Kamzës dolëm në mbrojtje të arbitrit, por ky dënim më duket një goditje e ulët. Nuk kanë asnjë faj lojtarët për cmendurinë e pak njerëzve".

Stojku, që u bashkua me Kamzën nga Erzeni vetëm dy javë më parë e ka të paqartë të ardhmen: "Nesër do takohem me presidentin Qarri dhe lojtarët për të kuptuar se cfarë do të bëjmë. Nuk mund të them asgjë më shumë, më vjen keq sepse skuadra po më përgjigjej në fushë dhe kisha besim se do të arrinim të shpëtonim".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI