Flash

Ndërpritet kampionati i futbollit: arbitrat bojkotojnë garën për një afat të pacaktuar

Lapsi.al 6 March 2019
Ndërpritet kampionati i futbollit: arbitrat bojkotojnë garën

Kampionati i futbollit është ndalur dhe shkak për këtë është bërë bojkoti i arbitrave, që janë ndjerë të pasigurtë për jetën, pas ngjarjeve të ndodhura pas ndeshjes në Kamëz, ku është dhunuar arbitri, Eldorjan Hamiti. Bojktoi i lajmëruar pëmes një komunikate për shtyp dhe që erdhi pas një mbledhje të rëndësishme të kryesisë së shoqëtës, është konfirmuar edhe nga kryetari, Tahir Kastrati. Një hap në fakt që duhej ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit, që nga ana e saj ka pritur mirëkuptimin e Policisë së Shtetit për tu kthyer brenda stadiumeve, ka tentuar të vendosë veton. Gjë që në fakt e kanë bërë arbitrat, pas incidenteve të fundit dhe përshkallëzimit të situatës.

Shenjat në fakt ishin dhënë që në javën e parë, kur tifozët e Partizanit dhe Skënderbeut bënë guerrilje në Korcë. Shkallët e stadiumeve u bënë shesh trazirash, asistentë u goditën, fillimisht nga shkallët e stadiumit, përpara se agresorët të kuptonin se mund të shtyheshin edhe më shumë: të zbrisnin në fushë. E bënë përpara derbit, një javë më parë dhe sulmuan një zyrtar të klubit, i licensuar në FSHF. Fotografi i Flamurtarit u bë pre e disa personave që pa policinë pranë, sulmuan njeriun që kryente punën e tij ashtu si arbitri Hamiti, që u konsiderua fajtor se akordoi një penallti në fund të ndeshjes, duke marrë si dhuratë një agresion të paparë nga disa tifozë dhe zyrtarë të klubit të Kamzës.

Ndoshta më mirë kështu. Futbolli duhej të ndalonte, përpara se situata të dilte krejtësisht jashtë kontrollit...pa policinë në stadiume.

Deklaratë për shtyp

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaftdhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç'të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje.

I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte.

Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen.

Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar

Të këshilluara

Rama përdor si gomë shpëtimi Saimir Pirgun

Ndonëse Saimir Pirgu, i cili deklaroi pak ditë më parë se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë, i ka thënë Adi Krastës se ai ...

11:51

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI