Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Përjashtohet Kamza nga cdo aktivitet sportive: Disiplina e FSHF jep vendimin drastik për dhunën nga arbitrit Hamiti. Ja çfarë ndodh me kampionatin

Lapsi.al 6 March 2019
Përjashtohet Kamza nga cdo aktivitet sportive: Disiplina e FSHF jep

Vendim drastik i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës shqiptare të Futbollit, në lidhje me dhunën e ndodhur në përfundim të ndeshjes Kamza-Laci, kur është sulmuar arbitri Eldorja Hamiti. Rrahja e arbitrit, për një penallti të akorduar në fund të lojës, ka pasur pasoja të rënda për klubin: FK “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek. Në bazë të nenit 29 të KDS, FK “Kamza”, dënohet me zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020 .

Në këtë moment, duke qenë se është luajtur më shumë se gjysma e ndeshjeve nuk zerohen pikët, por të gjithë kundëershtarët që kanë për të luajtur kundër Kamzës do ti fitojnë ndeshjet në tavolinë 3-0. E njëjta gjë vlen edhe për Kupën e Shqipërisë, ku kundërshtari në short do të avancojë automatikisht më tej.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 06.03.2019

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, bazuar në Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek.

3. FK “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek. Në bazë të nenit 29 të KDS, FK “Kamza”, dënohet me zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020 .

4. Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

5. Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

6. Zyrtari i FK “Kamza”, Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

7. Lojtari i KF “Shënkolli”, Bledi Zefi, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF “Lushnja”, Mikel Spaho, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës duke shkakutar ndërprerjen e përkohshme të lojës, bazuar në Nenit 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.

10. KF “Pogradeci” U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve në ndeshje me KF “Tomorri” U-19, ne bazë 55/1 të KDS dhe 49 të Rregullores së Aktivitetit, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

11. KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Kukësi” U-19, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

12. KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje ne ndeshje me KF “Oriku” U-17, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Gramozi”, Gerald Gjoni dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Gerald Gjoni vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

Të këshilluara

Video/ Kane hesht Signal Iduna Park

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë në Wembley 3-0, Borussia Dortmund pëson gol edhe në Signal Iduna Park, duke e bërë praktikisht të pakthyeshëm r...

22:17

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI