Flash

Prapaskenat e turit mediatik të Ramës në Romë

Lapsi.al 6 March 2019
Prapaskenat e turit mediatik të Ramës në Romë

Intervista që kryeministri shqiptar dha të martën në mbrëmje rreth mesit të natës në Rai 1 për emisionin "Porta a Porta" është pjesë e një turi mediatik të dirigjuar mirë. Ajo ka pasur si qëllimi dhënien e një sërë intervistash edhe në LA7, pak a shumë me fabulën e shqiptarëve që dikur ishin refugjatët e anijeve dhe sot sipas kryeministrit shqiptar kanë 40 mijë biznese në Itali. Ai ka folur gjithashtu edhe për gazetën "La Republica" ku është bazuar sërish tek protestat e opozitës dhe tek investimet italiane në bregun tonë të Adriatikut.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Një reagim ndaj Europës së dy shpejtësive)

Por, sipas një burimi të huaj diplomatik që foli me Lapsi.al, ka disa kleçka të çuditshme në vizitën e kreut të qeverisë shqiptare. "Asnjëherë më parë, asnjë kryeministër i vendit tuaj, nuk e ka vizituar Italinë vetëm për të folur me mediat. Edhe kur ata kanë dhënë intervista, kjo është bërë në kuadrin e një vizite zyrtare. Në të kundërt, protokolli e kërkon që të mos jetë shefi i një qeverie që udhëton drejt vendit të gazetarit, por e kundërta, pra që mediat marrin rrugën për në vendin e liderit".

Por burimi që pranoi të flasë për Lapsi.al, nuk e lidhi turin mediatik të Ramës vetëm me përpjekjen e tij për të rregulluar imazhin e vendit që qeveris. "Ka diçka përtej kësaj, tha ai. Sot kur Rama gjendet në Romë, kryeministri italian Conte shkon në Beograd për takim bilateral me Vuçiçin. Vini re- theksoi ai- është gjithashtu hera e parë që një kryeministër italian nuk i fillon vizitat e tij nga Tirana".

I pyetur nga Lapsi.al nëse pas largimit të demokratit Matteo Renzi nga drejtimi i vendit, me të cilin Rama nuk ndante vetëm pasionin për selfie, marrëdhëniet mes qeverisë së populistëve në Romë dhe asaj të socialistëve në Shqipëri ishin ftohur, burimi ynë u përgjigj me një "Non Coment" të thatë. Por ai shtoi se një pjesë e këtyre dilemave mund të qëmtoheshin në përgjigjet që pati dhënë më sipër. Pra pyetja që shtrohet është: A mos po zhvillohet turi mediatik i Ramës edhe për të rikuperuar Italinë si një partner të humbur që kur "Lega" dhe "5 yjet"  po qeverisin vendin?

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama përdor si gomë shpëtimi Saimir Pirgun

Ndonëse Saimir Pirgu, i cili deklaroi pak ditë më parë se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë, i ka thënë Adi Krastës se ai ...

11:51

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI