Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sezon i mallkuar për Nainggolan: dëmtohet përsëri në pulpën e majtë

Lapsi.al 6 March 2019
Sezon i mallkuar për Nainggolan: dëmtohet përsëri në
Inter duhet të përballet me Eintracht Frankfurt në Europa League e Spal në kampionat pa Radja Nainggolan: mesfushori belg ka pësuar gjatë stërvitjes një shembje në pulpën e majtë. Një problem delikat që mund ti humbasë Ninja edhe derbin e të dielës së 17 marsit, ndërsa shoqëria zikaltër bën të ditur se gjendja e tij do të vlerësohet sërisht javën e ardhshme. Dalbert nëntorin e kaluar kishte pësuar të njëjtin dëmtim, duke rikuperuar në tre javë, kështu që Nainggolan pa një mrekulli do të jetë jashtë derbit kundër Milan, vendimtar për një vend në Champions. Një sezon plot dëmtime dhe telashe për Radja e një problem më shumë për Luciano Spalletti, që duhet të bëjë pa Mauro Icardi e tani edhe pa një titullar që në javët e fundit po rikthehej në formën më të mirë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI