Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Simeone me ide të qarta: e ka vendosur skuadrën që do të përballet me Juventus

Lapsi.al 6 March 2019
Simeone me ide të qarta: e ka vendosur skuadrën që do të

Mungesa apo jo, Diego Simeone e ka të qartë në kokë formacionin që do të zbresë në fushë për ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve kundër Juventus. Ka vetëm një mundësi ndryshimi dhe lidhet me mbrojtësin e majtë Filipe Luis. Për momentin duket se braziliani nuk është në gjendje të rikuperojë, duke e cuar në katër numrin e mungesave për Cholo, që duhet të bëjë pa sulmuesin Diego Costa e mesfushorin Thomas, të dy të skualifikuar, plùs të dëmtuarin Lucas Hernandez.

Zgjedhjet janë pothuaj transparente dhe janë provuar në disa ndeshje kontrolli, me pozicione të përpikta si një orë zviceriane. Përpara portierit Oblak, kundër Juventus do të luajnë Arias, Godin, Jimenez e Juanfran, me këtë të fundit gati të adaptohet në të majtë për mungesë të lojtarëve të rolit. Në rast të rikuperimit të Filipe Luis, Juanfran do të kthehej në të djathtë me Arias në pankinë. Në mesfushë të destinuar janë Koke në të djathtë, Lemar majtas, ndërsa Rodrigo e Saul do të manovrojnë në qendër. Në sulm, Griezmann e Morata.

Do të bëhet një turnover i fortë në ndeshjen e kampionatit të shtunën kundër Leganès, ndërsa Simeone po punon shumë me topat inaktivë, arma që e nxorri fitues në ndeshjen e parë kundër bardhezinjve. E mbi të gjitha po intensifikon në maksimum ritmet e stërvitjes: dëshiron një skuadër që të mos i japë hapësirë kundërshtarëve. Juventus është i paralajmëruar.

Të këshilluara

Video/ Kane hesht Signal Iduna Park

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë në Wembley 3-0, Borussia Dortmund pëson gol edhe në Signal Iduna Park, duke e bërë praktikisht të pakthyeshëm r...

22:17

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI