Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

Lapsi.al 7 March 2019
Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgjerimin, Christian Danielsson, BE ka përsëritur qëndrimet e ashpra ndaj djegjes së mandateve, duke e quajtur këtë akt një kurth për përparimin e Shqipërisë drejt Europës.

Ky mesazh, tashmë i stërthënë, është pjesë e një pakete që diplomatët perendimorë po i’a përcjellin ish deputetëve, gazetarëve (përfshirë edhe Lapsi.al) dhe opinionbërësve të ndryshëm, duke pretenduar se situata e tanishme do të pengojë hapjen e negociatave të cilat realisht janë shumë pranë.

Këshilla e tyre duket në thelb racionale dhe e ftohtë. Ne e dimë që vendi ka probleme, ne i kemi artikuluar vetë shqetësimet për krimin, drogën, pushtetin e oligarkëve dhe ekonominë pa konkurencë, por duke qenë të ndërgjegjshëm për të gjitha këto, sërish mendojmë se për shqiptarët, është më e mirë rruga që ofron BE, ajo e përmirsimit të ngadaltë, hap pas hapi, nën monitorimin sa më prezent të Brukselit.

Më këtë ofertë sa miqësore dhe po aq kërcënuese ata po vendosin në cep të ringut të gjithëkënd që mbron obsionin e daljes nga parlamenti, duke i akuzuar se janë përgjegjës për arratisjen e Shqipërisë në drejtim të paditur, jashtë mbikqyrjes europiane që siguron hapja e negociatave në qershorin e ardhshëm.

Pa i hyrë anekdodës nëse janë hapur apo jo realisht negociatat, se ne këtu në Tiranë e kemi festuar njëherë caktimin e datës dhe startin e tyre, ka një problem edhe më serioz: A duhet të kompleksohen opozitarët dhe mbështetësit e aksionit të tyre nga tregimi me gisht si delja e zëzë që ka bllokuar rrugën e vendit drejt BE-së?

Përgjigjja është e thjeshtë dhe e prerë: aspak.

Sepse oferta, mbyllni sytë për një çast, kaloni njëherë qershorin dhe pastaj do të keni më tepër garanci se edhe një pushtet autoritar si ai i Ramës kufizohet më shumë, nuk përbën një alternativë.

Europa, sa do më përpara nesh që të jetë, ka treguar edhe brenda saj se nuk i ka instrumentat për të kontrolluar rrëshqitjet antidemokratike edhe të shteteve të saj anëtarë, jo më të atyre që aspirojnë të bëhen një ditë.

Shembujt flagrantë të Viktor Orbanit të Hungari, apo ato të partisë të vëllait të mbetur Kazhinski ne Poloni, dhe ajo e Dragneas në Rumani, janë sinjale të forta që tregojnë se beteja kundër demokracisë iliberale zhvillohet më së pari në terrenin që e ka pjellë. Se për të kuruar simptomat e saj nuk është gjetur ilaçi as brenda 27-shes.

Pra mjafton të përmendim shembujt e mësipërm për të mbërritur në përfundimin e thjeshtë se nuk ka asnjë garanci, që afrimi pas qeshorit me BE, përbën edhe një zgjidhje për krizën aktuale.

Prandaj, friksimi dhe kompleksimi me etiketimin “antieuropian” i të gjithë atyre që po bëjnë betejë me regjimin në Shqipëri, është qesharak. Aq më shumë i tillë ngjan propozimi, për një pakt qetësie deri në verë, pa dhënë garanci se çdo të ndodhë më pas.

Pikërisht për këtë me regjimin e Ramës duhet vazhduar beteja edhe me çmimin e shtrenjtë të pritjes në stacionin e trenit të BE. Sepse duke luftuar me të në Tiranë gjendesh shumë më pranë profilit të europianit ideal, sesa duke iu përshtatur atij që ofrojnë burokratët e Brukselit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat p...

13:38

Çfarë më tha Rama për ndarjen e Kosovës

Parimi i hekurt i Perëndimit për të shmangur me çdo kusht çdo plan për ndarje të tjera etnike, mesa duket nuk vlen më. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, sipas ...

13:33

Shpresa e humbur tek Amerika

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të ke...

12:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI