Flash

FOTO/ Ky bar në Francë ka në hyrje një njoftim për shqiptarët

Lapsi.al 7 March 2019
FOTO/ Ky bar në Francë ka në hyrje një njoftim për

Kafet janë vendi i preferuar i shqiptarëve. Kjo për faktin se kohëzgjatja në këto vende çlodhëse ku mund të takohesh me shoqërinë apo të çlodhesh zgjat relativisht shumë. Në krahasim me popujt e tjerë të botës, shqiptarët shpenzojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre në kafe.

Nëse do të krahasoheshim me italianët, mund të themi që jemi larg e larg, për faktin se ata e pinë kafen e mëngjesit në këmbë dhe nuk humbin kohë për t’iu përveshur punës. Një rast tipik shqiptari u ka rënë në sy edhe disa pronarëve në një kafe në Francë.

Këtë fenomen ata e kanë vënë re dhe janë detyruar të ngjisin në murin e lokalit një tabelë ën shqip duke ndërgjegjësuar shqiptarët, që nuk mund të rrinë ulur për një orë dhe të porosisin vetëm diçka. Me humor, djali që e ka parë foton e ka dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania. Shqiptari shkruan: "Mirëmëngjes JOQ, Màcon, Francë. Lajmërim apostafat vetëm për shqiptarët.”

Të këshilluara

FOTO/ Zbulohet “tradhtia” e Edi Ramës

Mbrëmjen e së dielës është “zbuluar” tradhtia e Edi Ramës ndaj skuadrës së tij të zmerës, Juventusit. Fjala është për flamurin bardh e zi të Juves të cilin krye...

21:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI