Flash

Motra e Michael Jackson bën deklaratë shokuese: Ai ishte me të vërtetë një pedofil

Lapsi.al 8 March 2019
Motra e Michael Jackson bën deklaratë shokuese: Ai ishte me të

Motra e Michael Jackson, LaToya, është e para që ka pranuar në vitin 1993 se vëllai i saj abuzonte me fëmijët. “Daily Mail” publikon një intervistë të regjistruar 26 vite më parë ku ajo tregon se nuk mund të heshte.

“Michael është vëllai im, e dua shumë, por nuk mundem dhe nuk do të jem bashkëpunëtore e heshtur e krimeve të tij kundër fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm. Nëse mbetem e heshtur atëherë do të thotë të ushqej fajin dhe poshtërimin që këta fëmijë ndjejnë dhe mendoj se është shumë e gabuar”, thotë LaToya në intervistën për MTV të publikuar në vitin 1993.

Kjo intervistë mësohet se është regjistruar pas akuzave që bëri babai i 13-vjeçarit Jordy Chandler kundër legjendës së muzikës “pop”.

“Tani ndaloni dhe mendoni për një sekondë dhe më thoni, çfarë bëri një 35-vjeçar që mori një djalë të vogël dhe qëndroi me të për 30 ditë? Dhe merr një djalë tjetër dhe qëndron me të për pesë ditë në një dhomë dhe nuk largohet kurrë nga dhoma? Sa prej jush janë 35 vjeç? Sa do të merrnin fëmijë të vegjël dhe të bënin këtë gjë? E dua vëllain tim, por është e gabuar. Unë nuk dua të shoh këta fëmijë të lëndohen”, thotë LaToya.

Video Player

Ajo vazhdon më tej: “Unë jam gjithashtu një viktimë dhe e di se cfarë ndjenje është. Këta fëmijë do të jenë të frikësuar për gjithë jetën dhe s’dua të shoh më fëmijë të pafajshëm që ndikohen në këtë mënyrë. Më vjen shumë keq për këta fëmijë, sepse nuk kanë më një jetë”.

62-vjeçarja LaToya është e vetmja që ka pranuar deri më tani pedofilinë e Jackson, ndërsa tregoi se paguheshin çeqe me shuma të mëdha për t’u mbyllur gojën familjarëve të të abuzuarve.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori italian

Aktori italian  Pino Caruso ka ndërruar jetë mbrëmjes e kaluar në Romë. Aktori 84 vjeçar kishte kohë që ishte i sëmurë. Pino  ka lindur në Palermo 12 tetor t...

15:52

Al Bano dhe Romina Power vijnë me album

Ata kanë qenë për shumë kohë “çifti më i dashur i italianëve” dhe jo vetëm por edhe për publikun shqiptar. Por së fundmi Al Bano dhe Romina kanë dhëmë lajmin...

15:03

David Beckham, në krahët e modeles

Kohët e fundit David Beckham është shfaqur shpesh në shoqërinë e modeles Helena Christesen, duke treguar se mes tyre ka një lidhje shumë të ngushtë. “The Sun” r...

14:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI