Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Vendimi/ Mourinho të hënën do të jetë trajneri i ri i Real Madrid

Lapsi.al 8 March 2019
Vendimi/ Mourinho të hënën do të jetë trajneri i ri i

Josè Mourinho është trajneri i ri i Real Madrid. Ose më saktë: do të jetë nga e hëna, ndërkohë i takon të shkarkuarit Santiago Solari të drejtojë një skuadër të privuar nga cdo objektiv e mbi të gjitha pa ide, në ndeshjen kundër Valladolid të Ronaldo Fenomenit. Jorge Mendes, agjenti i fuqishëm portugez që kujdeset për interesat e Mourinho, është që tani në Madrid për tu ulur në tavolinë me Florentino Perez. Nuk janë kohët teknike për ta parë Special One në pankinë, por vendimi është marrë dhe nuk ka kthim pas.

Ajo që do të gjejë portugezi në dhomat e zhveshjes është një situatë kaotike, ku të pakënaqurit Isco, Marcelo e Bale vështirë se mund të gjejnë shpëtim, ndërkohë që edhe Sergio Ramos, sipas asaj që bën të ditur AS, ka raporte zero me teknikun e ri. Në debatin e ndezur me presidentin e klubit, Perez, kapiteni është përgjigjur me arrogancë: "Nëse nuk do të qendroj, më paguj dhe iki që këtu". Shpresa për të marrë dorëheqjen e Solarit, pas eleminimit nga Champions përballë Ajax Amsterdam, ka marrë përgjigjen negative të teknikut: "Vdes me idetë e mia". Kështu, nga e hëna ka një trajner të shkarkuar dhe një Special në detyrë.

Të këshilluara

Video/ Chelsea sigurin rezultatin me Willian

Willian shënon golin e sigurisë në Stamford Bridge kundër Dinamo Kiev, në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Europa League. Braziliani ka shënuar golin e dytë në minu...

22:35

Video/ Pedro i jep avantazhin Chelsea

Në Stamford Bridge, Chelsea vazhdon serinë pozitive në Europa League, në ndeshjen kundër Dinamo Kiev. Pedro Rodriguez ka shënuar golin e avantazhit në minutën e...

21:41

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI