Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Akuzohet për goditjen e drejtuesit të Sampdoria. Gasperini: "Një skenë teatrale"

Lapsi.al 10 March 2019
Akuzohet për goditjen e drejtuesit të Sampdoria. Gasperini:

Një fund ndeshje e tensionuar në Marassi. Sampdoria akuzon teknikun e Atalantës Gasperini se ka goditur me dorë sekretarin e përgjithshëm të dorianëve Massimo Ienca në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes. Gasperini, që po protestonte ashpër për penalltinë e akorduar për Sampdoria, duke dalë nga fusha është kryqëzuar me drejtuesit e Sampdorias, e sipas akuzës e ka goditur duke e shtyrë. Ienca, duke u rrëzuar përtokë, ka pësuar një dëmtim në dorë.

"Ienca është një person që e njoh mirë, ka një të kaluar të gjatë tek Genoa. Njoh edhe disa pjesëtarë të familjes së tij. Më doli përballë e më pengonte kalimin dhe e spostova që të kaloja. Kjo është ajo që ndodhi, pjesa tjetër është një skenë teatrale e ai ndonjëherë është mësuar me këto gjëra", ka treguar Gasperini versionin e tij të fakteve.

"Nuk ka asnjë skenë ose provokim. Ky nuk është sport - ka thënë zv. presidenti i Sampdorias, Romei - Ka dëshmitarë për këtë rast, më treguan për një goditje të fortë. Prokuroria Federale do të bëjë detyrën, por këto sjellje janë për tu censuruar".

Të këshilluara

Video/ Arsenal dyfishon shifrat me penallti

Arsenal ka shënuar edhe golin e dytë kundër Manchester United në Emirates, duke siguruar kështu marrjen e vendit të katërt pikërisht ndaj Djajve të Kuq. Një pen...

19:12

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI