Flash

"The Mirror": Burgjet e Anglisë të mbushur me shqiptarë, trafikantë kokaine

Lapsi.al 10 March 2019
"The Mirror": Burgjet e Anglisë të mbushur me

Numri i shqiptarëve në burgjet e Britanisë së Madhe pothuajse është katërfishuar në pesë vitet e fundit pasi bandat e pamëshirshme të tyre të drogës i përmbytën rrugët tona me kokainë të lirë, shkruan gazeta britanike "The Mirror".  Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se numri i të burgosurve ishte rritur nga 212 në vitin 2013 në 760 deri në fund të vitit të kaluar, dhe 433 prej tyre janë në burg për vepra penale të lidhura me drogën.

"The Mirror" njoftoi muajin e kaluar se si tregu britanik prej 5 miliardë paundësh kokainë tani kontrollohet gjerësisht nga mafia e pamëshirshme shqiptare, citon lapsi.al. Ajo ka krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane të drogës, duke anashkaluar palët e treta dhe duke shitur më lirë klasin A. Kokaina është tani më e lirë që nga viti 1990.

Mohammed Qasim, një studiues në Universitetin Leeds Beckett dhe një ekspert për bandat, tha: "Shqiptarët kanë marrë këtë reputacion serioz, kështu që askush nuk përpiqet t'i sfidojë ata. Kemi shqiptarë të rinj që vijnë vetëm për të fituar para nga tregu i drogës. Disa prej tyre kanë vila të mëdha në Shqipëri."  ©Mirror, përshtati në shqip LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI