Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Chievo i tërbuar me arbitrin, Di Carlo sulmon sistemin: "Nuk fitohet 11 kundër 13, Var e përdorin si duan"

Lapsi.al 10 March 2019
Chievo i tërbuar me arbitrin, Di Carlo sulmon sistemin: "Nuk fitohet

Humbja kundër Milan e ka tërbuar Chievo, që e drejton akuzën tek arbitrimi: "Ndërhyrja e Piatek ndaj Depaoli nuk është futboll, është kung-fu - komentoi tekniku i verdhebluve Di Carlo -. Prej gjashtë ndeshjes pësojmë nga më të ndryshmet, Var-in e përdorin si duan ata dhe po them se ai faull ishte i dukshëm edhe pa Var. Eshtë vështirë të fitosh 11 kundër 13".

Di Carlo nuk gjen paqe, në një ndeshje të humbur si ajo kundër Milan: "Nuk e kuptoj pse episodet e Var janë të gjitha në disfavor. Ndoshta ngaqë jemi të fundit në renditje. Nuk flas më shumë, përndryshe nervozohen drejtuesit e arbitrave. Nuk duam asgjë, por nuk duam cdo gjë kundër. Episodi i dytë është faull i pastër. Nuk po flas për goditjen e dënimit, protestova që në fushë për largësinë e barrikadës. Nuk e di nëse Var mund të ndërhyjë në këto raste".

Edhe Drejtori Sportiv verdheblu Romairone nuk heziton të akuzojë: "Nuk është e mundur që cdo javë ka një episod, e këtë herë ishte një barrikadë 13 metra në vend të 9 metrave e tek e dyta kishte një pozicion jashtë loje e një faull. Na lini ti humbasim ndeshjet në fushë. Do të donim të humbisnim sepse sjemi të aftë jo për shkaqe të jashtme".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI