Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Milan, të gjithë të disponueshëm për derbin...përvec Gattuso: vendos Gjykatësi Sportiv

Lapsi.al 10 March 2019
Milan, të gjithë të disponueshëm për

Të gjithë të rikuperuar... përvec njërit. Milan shkon në derbi si vendi i tretë në klasifikim e me një seri pozitive prej 5 fitoresh radhazi, por për ndeshjen që hap një muaj të tmerrshëm për nga kalendari (me Sampdoria, Juventus e Lazio për tu përballuar) kuqezinjtë ndoshta duhet ti duhet të bëjnë pa teknikun Gennaro Gattuso. Ringhio është larguar nga Pairetto të shtunën në mbrëmje në Verona e, për pasojë, rrezikon skualifikimin. Në rrezik, sepse rregullorja nuk parashikon skualifikim automatik për ndeshjen pasardhëse, si ndodh për lojtarët.

Cështja do të prezantohet përpara Gjykatësit Sportiv që, të martën do të vendosë, në bazë të relacionit të arbitrit nëse do ta pezullojë Gattuso (për një apo më shumë ndeshje) ose jo. Kështu, mund të kalohet nga një paralajmërim, tek skualifikimi. E pamundur për momentin të bëhen parashikime, por Gattuso mund të jetë mungesa e madhe e Milan në derbin e të dielës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI