Flash

Angelina Jolie shkëlqen në tapetin e kuq

Lapsi.al 12 March 2019
Angelina Jolie shkëlqen në tapetin e kuq

Daljet e saj në publik, nuk janë aq të shpeshta, ndaj sa herë që shfaqet Angelina Jolie duket se është një event më vete. Aktorja e njohur hollivudiane ishte dje pjesë e tapetit të kuq të premierës së filmit “Dumbo” në Teatrin El Capitan, në Los Angeles.

Ajo shoqërohej nga katër prej gjashtë fëmijëve të saj, ndërsa dukej e mrekullueshme dhe kishte gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë.

Aktorja 43-vjeçare kishte zgjedhur një fustan saten ngjyrë perle, ku e hapura e pasme na lejonte të shikonim disa nga 20 tatuazhet e saj.

Angelina kishte zgjedhur një pamje sa më të thjeshtë me një makijazh sa më pranë natyrales dhe flokët e lëshuar.

Pavarësisht viteve ajo dukej e mahnitshme, ndërsa fëmijët e saj, Vivienne, Knox, Shiloh dhe Zahara, gjithashtu tërhoqën vëmendjen.

Angelina dhe Brad janë gjithashtu prindër edhe të Maddox, 17 vjeç dhe Pax, 15 vjeç.

Ndërsa aktorja nuk luan në filmin “Dumbo”, do ta shikoni atë në “Maleficent: Mistress of Evil”, që do të prezantohet vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

Ethan Hawke rikthehet në kinema

Ethan Hawke do të jetë protagonist i serialit të ri “Good Lord Bird”, një projekt i “Showtime” që do të prodhohet nga Jason Blum. Seriali do të ketë tetë episod...

14:48

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI